Trajneri i Besës, Sinella: Me Kastriotin, sfida e parë për elitën

100
Ditën e shtunë, skuadra e Besës ka luajtur një ndeshje miqësore me skuadrën kosovare KEK Obiliq, të cilën e fitoi me rezultatin 2-0. Por, për trajnerin e kavajasve, kjo fitore ishte më shumë si një provë gjenerale para ndeshjes së të shtunës së ardhshme me Kastrioti kryesues në Grupin A të Kategorisë së Parë. “Ndeshja me KEK ka qenë më shumë si një test, ose një provë gjenerale, pasi në fundjavën që vjen, ne kemi një nga sfidat më të vështira, presim Kastriotin këtu në Kavajë, skuadra që kryeson grupin tonë(A). Në këtë miqësore, çdo gjë shkoi mirë, jo për rezultatin, por më shumë për formën e mirë që tregoi skuadra”, kështu theksoi fillimisht trajneri Sinella në deklarimin e tij për gazetën “Telegraf”, i cili nuk e shikon të largët diferencën prej 5 pikësh që Besa në vendin e dytë ka me Kastriotin e vendit të parë. “Pesë pikë nuk janë shumë, sepse jemi në fillimin e garës. Janë luajtur vetëm shtatë ndeshje, dhe është plotësisht e mundur që këtu të fillojë kthesa jonë në ngjitje të tabelës së renditjes”, përfundoi trajneri i Besës Bledar Sinella, në deklarimin e tij.
Ndeshjet-Java e tetë

GRUPI A
Të shtunën, 18.11.2017 
Besëlidhja-Korabi 14:00
Erzeni-Vllania B 14:00
Burreli-Egnatia 14:00
Tërbuni-Dinamo 14:00
Datë 19 nëntor 2017 
Besa-Kastrioti 14:00

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1.Kastrioti 7 17
2.Besa 7 12
3.Besëlidhja 7 11
4.Erzeni 7 11
5.Egnatia 7 11
6.Korabi 7 11
7.Dinamo 7 8
8.Tërbuni 7 5
9.Vllaznia B 7 5
10.Burreli 7 3
Ndeshjet-Java e tetë
GRUPI B
Të shtunën, 18.11.2017 
Shkumbini-Pogradeci 14:00
Turbina-Iliria 14:00
Tomori-Shënkolli 14:00
Tirana-Apolonia 14:00
Bylis-Naftëtari 14:00
RENDITJA
Skuadrat Nd P
1.Tirana 7 18
2.Bylis 7 15
3.Apolonia 7 11
4.Tomori 7 11
5.Shënkolli 7 10
6.Iliria 7 9
7.Pogradeci 7 9
8.Shkumbini 7 8
9.Turbina 7 4
10.Naftëtari 7 3