Sigal

Kur ka përfunduar gjysma e Superiores “sëmundja” e mungesës së tifozerisë është një nga më të “pa shërueshmet” E vërteta është se kjo është një “epidemi” që ka pushtuar, jo vetëm vendin tonë, por krejt rajonin, ndërsa aspak vendet si Anglia, Spanja apo Gjermania. Natyrisht në këtë situatë më shumë se niveli ekonomik ajo që nuk “ngroh” është niveli, pse jo edhe i ndonjë cedimi të lexueshëm i aleancave ndër/ekipore. Niveli ekonomik i vendit tonë, padyshim që luan një rol të rëndësishëm. Natyrshëm niveli i futbollit normalisht ka impaktin e vet. Por, gjithsesi numri i tifozëve duhet të jetë më i lartë, sidomos për një ekip si Partizani që kryeson kampionatin pas gjysmës së parë të kampionati. Sipas statistikave të agjencisë “blinibileta.com” ajo që bie në sy është se edhe pse me një paraqitje aspak brenda pritshmërive, Tirana është klubi me mesataren më të lartë të tifozëve për ndeshje. Shihet një rritje e Teutës, kurse Kukësi që ka shtegtuar në Elbasan, Shkodër e Kamzë ka mesataren më të ulët të tifozëve. Numër i ulët për Laçin e Flamurtarin. Për klube si Luftëtari, Kamza e Kastrioti nuk ka një informacion të saktë, pasi organizimin e shitjes së biletave e bëjnë vetë dhe jo përmes kompanisë “blinibileta.com”.

Tirana – 2587 tifozë/ndeshje
Partizani – 2385 tifozë/ndeshje
Skënderbeu – 1716 tifozë/ndeshje
Teuta – 820 tifozë/ndeshje
Flamurtari 569 tifozë/ndeshje
Laçi- 438 tifozë/ndeshje
Kukësi – 311 tifozë/ndeshje