Taulant Xhaka në kundërsulm: Jap gjithçka për flamurin, ja pse nuk erdha në Kombëtare

492
Sigal

Taulant Xhaka, ka reaguar duke kaluar në kundërsulm pas ngjarjeve të fundit te Kombëtarja dhe fjalëvë të Rejës në konferencën për shtyp.

Mesfushori kuqezi është shprehur se nuk e ka refuzuar kurrë Kombëtaren dhe jep gjithçka për flamurin.

“Nuk e kam reruzuar kurrë Shqipërinë! Unë për flamurin kuqezi kam dhenë gjithçka! Nuk është e vërtetë që kam refuzuar të vijë. Jam i dëmtuar dhe kjo është arsyeja”.

Kujtojmë se futbollisti nuk është paraqitur në grumbullim, për shkak të problemit muskulor.

Ishte dhe Reja ai që sqaroi situatën në konferencën për shtyp, teksa tha: “Me Xhakën kanë folur bashkëpunëtorët e mi në telefon. Ai na ka shpjeguar se në ndeshjen e fundit në  Zvicër kishte marrë një dëmtim muskulor, në 10 minutat e fundit. Ai ka dashur që të qëndrojë në shtëpi. Nëse një lojtar nuk ndihet në 100% do ta lejojmë të pushojë dhe të rimëkëmbet nga ky dëmtim”.