Superkupa e Europës/ Real Madrid dhe Manchester United drejt Shkupit, Zidan kërkon “ndihmën” e Ronaldos

563
Nesër në orën 20:45 në stadiumin “Filipi ll i Maqedonisë” luhet Superkupa e Europës ndërmjet fituesve të “Champions League”, Real Madrid, dhe fituesve te “Europa League”, Manchester United.
Të dy ekipet pritet të zbarkojnë në mesditë në qytetin e Shkupit ku është parashikuar që në mbrëmje të dy skuadrat në nisin stërvitjen për sfidën e nesërme. Mbrojtësi i “galatkikëve”, Sergio Ramos, ka publikuar një foto me shokët e skuadrës ku dëshmon se janë nisur drejt Maqedonisë për të sfiduar “djajtë e kuq”. Sipas kësaj fotoje, por edhe nga lista me lojtarët e grumbulluar Real Madrid nuk do të ketë asnjë mungesë.
Zinedin Zidan nuk kërkon të humbas asnjë sfidë dhe për këtë nuk do t’ia dijë se Cristiano Ronaldo vetëm prej një dite i është bashkuar ekipit, por e ka thirrur atë për të sfiduar skuadrën e Mourinho-s që këtë sezon pretendimet i ka të larta dhe kërkon të demostrojë forcën kundër 12 herë kampionëve të Europës.
Ende nuk dihet nëse CR7 do t’a nisë sfidën nga fillimi, por e qartë është se disa minuta do të jenë të rezervuara edhe për të.


Sigal