Sulejman Starova: Jemi në rrugën e duhur, titulli ka edhe tetë javë

559
Nga Agron KAJA
KATEGORIA SUPERIORE/ Flet për “Telegraf” trajneri i skuadrës së Partizanit, vlerëson ecurinë e deritanishme, premton seriozitet të garës
Në javën e parë të fazës së katërt, skuadra e Partizanit arriti një fitore me shumë vlera. Jo vetëm se morri tri pikë ndaj Luftëtarit, por edhe pse këtë javë bëri shkëputjen e kërkuar ndaj Kukësit rival në kreun e renditjes. Për këtë fitore, trajneri Sulejman Starova deklaroi për gazetën “Telegraf” se ka qenë një ndeshje e vështirë ndaj një kundërshtari që ka treguar se është surpriza e këtij kampionati. Unë mendoj se ka qenë një ndeshje e vështirë, sepse Luftëtari ka qenë skuadra surprizë e këtij kampionati. Të mos harrojmë se na ka mundur në fazën e tretë dhe kësisoj me këtë fitore na kënaqin tri pikët. Do të thosha se loja jonë ishte tërësisht në kahun e fitores, dhe ajo nuk erdhi e lehtë dhe pa vështirësitë”, kështu deklaroi trajneri i Partizanit në këtë bisedë, në të cilën kërkoi më shumë përqendrim nga skuadra e tij, të largojë euforinë.
Para ndeshjes me Luftëtarin, dukeshit i emocionuar, sot dy ditë pas saj si ndjehet Starova?
Për një trajner, dhe aq më shumë tek një skuadër e madhe si Partizani, emocionet janë shoqëruese nga fillimi e deri në fundin e sezonit. Por, sa të ndjeshme bëhen, aq edhe motivuese kthehen në shërbimin e skuadrës, dhe mes këtyre emocioneve kemi fituar një nga nëntë betejat e fazës së katërt të këtij kampionati.

Ndërkohë që rivali juaj, Kukësi, dje ka barazuar ndaj Vllaznisë, është ky një lajm i mirë për ju në rivalitetin për titullin kampion?
Në aspektin e shkëputjes sonë me dy pikë nga Kukësi, barazimi i tij dje me Vllazninë vlen shumë për ne. Por, duke qenë një skuadër profesioniste, ne shikojmë punën tonë, që do të thotë i marrim ndeshjet tona një e nga një, gjithmonë me vlerësimin maksimal me çdo kundërshtar. Kjo shkëputje me dy pikë na motivon edhe më shumë që në ndeshjet e tjera të jemi në maksimin tonë.

Fitorja e pastër 2-0 me Luftëtarin, ishte e vështirë për Partizanin, apo normale për petencialin e skuadrës?
Unë mendoj se ka qenë një ndeshje e vështirë, sepse Luftëtari ka qenë skuadra surprizë e këtij kampionati. Të mos harrojmë se na ka mundur në fazën e tretë dhe kësisoj me këtë fitore na kënaqin tri pikët. Do të thosha se loja jonë ishte tërësisht në kahun e fitores, dhe ajo nuk erdhi e lehtë dhe pa vështirësitë.

Për sfidën me Luftëtarin deklaruat se kërkonit një lojë pa kartonë, kësisoj mendoni për vazhdimësinë?
Natyrisht që nga ndeshja në ndeshje, për çdo trajner ka shumë rëndësi mbajtja e grupit të lojtarëve titullarë. Ne kishim disa lojtarë që ishin të ngarkuar me kartonë të verdhë dhe rrezikonin, e duke qenë se na mungonin Trashi me Torrasën, kjo situatë bëhej edhe më e detyrueshme për ne. Lojtarët cilësorë duhet që ti ruajmë më mirë në të tilla situata.

Pas kësaj fitorejeje me Luftëtarin, ju si trajner jeni i kënaqur me skuadrën?
Për këtë fitore, unë mund të them vetëm fjalë të mira për skuadrën, pasi prej saj shoh një ekip më profesionist. Në mesin e kësaj situate, unë do tu kërkoja të ruanin qetësinë e të largojnë euforinë, sepse Kampionati ka edhe tetë ndeshje për tu luajtur. Jemi në rrugën e duhur drejt titullit kampion, por tashmë duhet kujdesi më i madh për ta mbajtur këtë kryesim.

Sa pjesë ka tifozeria e Partizanit në këtë situatë të skuadrës në kreun e renditjes?
Skuadra e Partizanit ka marrëdhënie shumë të afërta me tifozerinë, e cila përpos disa dritëhijeve, ka qenë dhe do të mbetet mbështetja jonë. Edhe në fitoren me Luftëtarin ata ishin pjesë e suksesit, dhe prej tyre presim më shumë për vazhdimësinë. Titulli Kampion është edhe për ta.

Kthehemi tek rivaliteti me Kukësin në kreun e tabelës, çfarë do të kërkoni më shumë nga skuadra juaj?
Asgjë më shumë se sa ju deklarova më sipër: larg euforinë dhe rritjen e përqendrimit për tetë ndeshjet e mbetura. Tetë javët e mbetura do të jenë tetë “beteja” për ne, ku në të gjitha do të synojmë të dalim të fituar. Ky është motivi kryesor për titullin kampion, trokitjet e të cilit po i ndjemë më afër në këto momente. Jemi në rrugën e duhur.

E tillë do të jetë edhe përballja e radhës me Vllazninë, e cila ndali rivalin tuaj dje?
Patjetër që po. Kjo është një fazë ku në vlerësimin profesional, nuk ka skuadra të vogla dhe skuadra të mëdha. Nëse i referohemi renditjes, secila kërkon të realizojë synimet, ku dikush kërkon titullin, dikush pretendon mesin e tabelës, e dikush largimin nga fundi i saj. Këtu serioziteti i vazhdimësisë bëhet detyrim profesional dhe moral. Fanella e Partizanit e meriton këtë vlerësim deri në mbyllje me sukses.

Në javët e mbetura, çfarë “meraku” keni në raport me rivalët?
Partizani nuk ka asnjë merak se çfarë bëjnë rivalët. Ne do të vazhdojmë të luajmë si deri tani, me seriozitet e ndershmëri, e këtë do të kërkonin edhe nga të gjitha skuadrat e tjera, madje edhe nga Korabi në vendin e fundit të renditjes. Gara është e vështirë dhe e bukur, vetëm kur atë e respekton profesionalisht dhe me ndershmëri.
Për fitoren me Luftëtarin, unë mund të them vetëm fjalë të mira për skuadrën, pasi prej saj shoh një ekip më profesionist. Në mesin e kësaj situate, unë do tu kërkoja të ruanin qetësinë e të largojnë euforinë, sepse Kampionati ka edhe tetë ndeshje për tu luajtur. Jemi në rrugën e duhur drejt titullit kampion, por tashmë duhet kujdesi më i madh për ta mbajtur këtë kryesim
2 pikë
Kjo është diferenca që Partizani ka krijuar dje ndaj Kukësit, skuadra rivale me të për Titullin Kampion
8 javë
Deri në mbylljen e fazës së katërt të Kategorisë Superiore, do të luhen edhe tetë javë me 40 ndeshje
Ndeshjet/ Java e 28-të
Të shtunën, 9 prill 2017
Partizani-Luftëtari 2-0
Dje, 9 prill 2017
Kukësi-Vllaznia 0-0
Laçi-Korabi 2-0
Sot, 10 prill 2017
Tirana-Teuta 19:00
Flamurtar-Skënderbe 19:00
RENDITJA
Skuadrat Nd P
1.Partizani 28 58
2.Kukësi 28 56
3.Skënderbeu 27 50
4.Luftëtari 28 36
5.Vllaznia 28 35
6.Teuta 27 31
7.Tirana 27 30
8. Laçi 28 28
9.Flamurtari 27 25
10.Korabi 28 12

Golashënuesit
16 gola: Pejiç (Kukësi)
12 gola: Ekuban (Partizani)
10 gola: Salihi (Skënderbeu)
8 gola: Taku (Tirana), Bushiç (Flamurtari)
7 gola: Emini (Kukësi), Shkodra (Flamurtari)
6 gola: Bregu, Rexhinaldo (Luftëtari), Latifi (Skënderbeu), Batha (Partizani) 
5 gola: Xhejms (Skënderbeu), Shtubina (Vllaznia) 
4 gola: E. Bakaj (Vllaznia), Mervill (Tirana), Ribaj (Teuta)
3 gola: Telushi, Galiç (Flamurtari), Abazaj, Ramadani (Luftëtari), Hebaj (Vllaznia), Dvornekoviç (Kukësi), Bengal (Teuta), Aquino (Laç)
2 gola: Alvesh, Shehaj (Flamurtari), Cmajcjanin, Çyrbja, Magani (Teuta), Bardhi, Trashi (Partizani), Cise, Hoxhallari, Edeh (Tirana), Elton, Guri, Lushtaku (Kukësi), Jashanica, Muzaka (Skënderbeu), Tafili (Vllaznia), Lulaj, Lushkja (Laçi), Lamçja, Rroca (Luftëtari), Kaja (Korabi)
1 gol: Torrasa, Atanda, Azubel, Ibrahimi, Krasniqi, Mazrekaj, Vila, Malota (Partizani), Bardulla, Cicmil, Çinari, Gocaj, Gurishta, Marku, Pjeshka, Vrapi (Vllaznia), Beqiri, Boyom, Montero, Rrapo (Luftëtari), Berisha, Danilo, Fazlliu, Neziraj, Radoviç, Veliu (Flamurtari), Çelhaka, Jonuzi, Mensah, Nika, Perikles, Toski, Gjoni (Laçi), Dita, Gripshi, Kotobelli, Markoviç, Musta, Hila (Teuta), Edeh, Muça, Nkounkou, Teqja (Tirana), Greca, Rangel, Shameti (Kukësi), Gavazaj, Mziu, Nexhipi (Korabi), Nimaga, Radas, Serxhinjo (Skënderbeu)
KUKËSI-VLLAZNIA 0-0
Ngec Kukësi, Vllaznia “ndal” euforinë e kreut
Edhe pse Kukësi mbetet ende i pamposhtur në këtë kampionat, dje ai e dorëzoi kreun e renditjes. Barazimi pa gola me Vllazninë i dha barazimin e 14-të, ndërsa e largon nga kreu i renditjes pas 13 javëve kryesimi. Skuadra verilindore e pati tepër të vështirë të shënonte në portën e shkodranëve, duke u ndarë vetëm me një barazim të thatë nga kjo ndeshje. Pas ndeshjes, trajneri Ernest Gjoka, e ka cilësuar një hap fals shumë të madh atë që ka bërë skuadra e drejtuar prej tij, ku i dorëzoi kreun e renditjes Partizanit. Megjithatë, Gjoka premtoi se ekipi i tij nuk do të dorëzohej deri në fund. “Natyrisht që ky për momentin duket si një hap fals shumë i madh, edhe pse u munduam t’i bënim të gjitha gjerat. Na mungoi qetësia para portës kundërshtari, dhe ky ishte momenti më i keq për këtë rezultat. Gjithsesi, lufta është e hapur dhe do të jemi pjesë e luftës për Titullin Kampion deri në fund”.

LAÇI-KORABI 2-0
Fitore mbijetese, kurbinasit u largohen vlonjatëve
Në ndeshjen e djeshme ndaj Korabit të vendit të fundit, skuadra e Laçit ka bërë atë që i kërkohej, duke dalë e fituar dhe me tri pikët që i nevojiteshin për të dalë nga zona e ftohtë e klasifikimit. Kurbinasit kanë shënuar dy gola shumë të shpejtë në fillimin e ndeshjes, që i mundësoi të luanin më qetësisht, por që më pas kanë humbur shumë raste për të mbyllur takimin, duke shpërdoruar mundësi të mira para portës kundërshtare. Nga ana e tij, Korabi nuk u dorëzua gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa edhe rrezikoi shpesh portën e mbrojtur nga Selmani i Laçit. Mungesa e një sulmuesi të mirëfilltë për shënim, ndoshta ndikoi te dibranët, të cilët nuk arritën të finalizonin ato mundësi që ju krijuan. Duke regjistruar humbjen e radhës, Korabi tashmë është skuadër e zbritur në Kategorinë e Parë, ndërsa Laçi shkëputet me +3 pikë nga Flamurtari, i cili sot në Vlorë luan sfidën kundër Skënderbeut.
KATEGORIA E PARË/ Në të dy grupet, barazojnë kryesueset. Flet për “Telegraf” trajneri i Lushnjës

Artan Bano: “Beteja” e parë me Bylisin iku!

Nga Agron KAJA
Pas barazimit që Lushnja arriti të shtunë në Ballsh ndaj Bylisit vendas, trajneri i skuadrës lushnjare, Artan Bano, deklaroi për gazetën “Telegraf” se kjo ishte një ndeshje që duhet ta kishte mbyllur çështjen e kryesimit të Grupit B. “Mendoj se ishte një pikë e merituar, madje unë do të dëshiroja që të kishim fituar, pasi mundësitë na u dhanë me rastet që u krijuan në gjithë rrjedhën e lojës. Kishim dy mungesa titullarësh, Çelën e dëmtuar dhe Sefën të skualifikuar, por skuadra e justifikoi me lojën e saj, e për këtë unë jam i kënaqur”, deklaroi fillimisht trajneri i Lushnjes, i cili për ta përforcuar më shumë barazimin në transfertë e vështirë me Bylisin, tregoi se kjo ishte një ndeshje e kuruar mirë prej tij dhe skuadrës. “Ne e kishim kuruar në detaje këtë ndeshje dhe luajtëm me karakter e dinjitet. Pritëm një penallti, humbëm më pas një të tilla, por që gjithsesi, mbajtëm një rezultat që na mban në këto kuota kryesimi. Ne do të vazhdojmë të bëjmë detyrën tonë edhe për ndeshjet e mbetura dhe do të jemi kryesues, duke mos i lënë të gjitha shpresat vetëm për ndeshjen e fundit, ku pikërisht me Bylisin do të ndeshemi në Lushnje”. Por, Bano kërkon prej skuadrës së tij që të mos vetëkënaqet me këtë barazim, ndërkohë që paralajmëron rivalin (Bylisin) që të mos gënjehen se Lushnja do ta lëshojë kreun e grupit. “Barazimi në Ballash është një hap drejt Superiores, pasi ne kemi mbi 10 muaj që renditemi në vendin e parë në grupin tonë. Të mos gënjehen rivalët se do ta lëshojmë kreun, edhe pse na duhet edhe një muaj që zyrtarisht të jemi në Superiore”. Ndeshja në Ballsh kishte edhe disa problematika, kartonë, dëmtime e penallti të humbura, të cilat Artan Bano i quan pjesë të futbollit që prodhon çdo ndeshje. “Bukuria e futbollit qëndron në të dy kahet, edhe kur fiton, barazon apo humbet. Madje edhe kur ka raste si në sfidën tonë në Ballash. Askush nuk dëshiron dëmtime apo të tjera ndodhi, por atyre nuk i shmangemi dot. Deri në mbyllje unë do të uroja që jo vetëm Lushnja, por të gjitha skuadrat në garë, të kenë sa më pak probleme”, kështu Artan Bano e mbylli deklarimin e tij për gazetën “Telegraf”, duke e bërë kështu edhe më tërheqëse garën e skuadrës së tij për kreun e Grupit B, që e ngjit sezonin e ardhshëm në Kategorinë Superiore.

FLAMURTARI-SKËNDERBEU
Para Skënderbeut, Idrizi premton 100 milionë 
Sot do të luhet një nga ndeshjet më delikate të javës së 28-të të Kategorisë Superiore, ku në Vlorë do të ndeshen Flamurtari që kërkon mbijetesën dhe Skënderbeu që kërkon tu afrohet dy kryesueseve të renditjes. Duke e vlerësuar gjendjen e skuadrës, Klubi i Flamurtarit ka vendosur dy ditë më parë një shpërblim prej 100 milionë lekësh të vjetër për mbijetesën. Vetë administratori i klubit, Sinan Idrizi, ndërsa gjendet në Turqi për arsye pune dhe pritet të kthehet sot në Vlorë për të qenë në stadium, ka dhënë një lajm të madh për motivimin e skuadrës. Këtë premio, Administratori i klubit pritet t’ua komunikojë futbollistëve në një takim para ndeshjes, ku sipas deklarimit të tij, faza e katërt e kampionatit do të jetë ajo e premiove për lojtarët, të cilët nuk duhet të humbasin ndeshje, por të fitojnë dhe së paku të barazojnë. Por në këtë deklarim që sot pritet të rikonfirmohet nga vetë Idrizi, se Flamurtari nuk paguan të tretë, por premiot i shpërndan për lojtarët e tij.



TIRANA-TEUTA
Për bardheblutë, fitorja me Teutën “detyrë shtëpie”
Tirana sot do të luajë një nga sfidat që e mban në makthin e dy anëve: nëse fiton me Teutën qetësohet nga makthi i mbijetesës, nëse humbet apo edhe barazon, mbijetesa vendoset seriozisht në rrezik. Kështu, ndaj Teutës vetëm fitorja mund t’i qetësojë, ku pas 10 javësh të dështuara, trepikëshi kthehet në detyrim. “Ultimatumi” i vendosur nga drejtuesit, por edhe nga stafi teknik, shton përgjegjësitë e bardheblutë, dhe nëse “ngecin” sot ndaj durrsakëve, atëherë zyrtarisht do të diskutojnë rënien nga kategoria. Një situatë e tillë nuk ka ndodhur në historinë e FK Tiranës, dhe ky mbetet si shansi për ta evituar dramën e mbijetesës. Situata në skuadrën e Tiranës nuk duket dhe aq optimiste, edhe pse kanë mbi pesë sezone që nuk janë mundur nga Teuta. Në këtë ndeshje, ekipi i drejtuar nga Mirel Josa nuk do të futet në fushë për një barazim, pasi i kanoset mbijetesa. Fitorja me Teutën, “rokadë” pozicionesh në renditje.


Poshtë 
“Kryendeshja” në Lezhë, “luftë” për një pikë 
Dje, në ndeshjen e fundit të javës së 23-të të, Besëlidhja dhe Kamza u ndanë në një barazim pa gola në kryendeshjen e Grupit A të Kategorisë së Parë që u zhvillua në stadiumin e Lezhës. Kryesuesit e grupit të play off dhuruan shumë emocione, por pa arritur të gjejnë rrugën e rrjetës. Në një stadium të mbushur me një numër të të madh tifozësh, ku nuk munguan as ata që kishin udhëtuar nga Kamza, takimi nisi me një ritëm të lartë dhe të dy ekipet krijuan raste duke iu afruar golit. Me kalimin e minutave, ritmi i lartë ia la vendin lojës së ashpër, ku nuk munguan ndërhyrjet e forta dhe kartonët e verdhë. Kësisoj, rezultati nuk u zhbllokua deri në mbylljen e 90 minutëshit dhe pas kësaj përballjeje, gara për ngjitjen në Kategorinë Superiore mes Kamzës dhe Besëlidhjes mbetet ende në ato kuota. Kamzalinjtë vazhdojnë të udhëheqin renditjen e Grupit A , zona play-off, me 2 pikë më shumë se lezhjanët.
Grupi A/ Play off
Rezultatet-Java 23-të
Të shtunën, 8 prill 2017 
Erzeni-Shënkolli 4-3
Dje, 9 prill 2017 
Besëlidhja-Kamza 0-0 
Burreli: Pushim 
RENDITJA
Skuadrat Nd P
1.Kamza 21 32
2.Besëlidhja 21 30
3.Erzeni 22 22
4.Shënkolli 22 17
5.Burreli 22 14
Grupi A/ Play out
Rezultatet-Java 23-të
Të shtunën, 8 prill 2017 
Kastrioti-Mamurrasi 3-1
Tërbuni-Iliria 2-1
Besa: Pushim 
RENDITJA
Skuadrat Nd P
1.Besa 22 18
2.Kastrioti 22 17
3.Iliria 22 13
4.Tërbuni 22 11
5.Mamurrasi 22 10
Grupi B/ Play off
Rezultatet-Java 23-të
Të shtunën, 8 prill 2017 
Bylis-Lushnja 1-1
Pogradeci-Shkumbini 0-0
Tomori: Pushim 
RENDITJA
Skuadrat Nd P
1.Lushnja 22 31
2.Bylis 22 29
3.Pogradeci 22 19
4.Shkumbini 22 15
5.Tomori 22 12
Grupi B/ Play out
Rezultatet-Java 23-të 
Të shtunën, 8 prill 2017 
Apolonia-Dinamo 2-0
Elbasani-Sopoti 2-2
Turbina: Pushim
RENDITJA
Skuadrat Nd P
1.Apolonia 22 18 
2.Turbina 22 17 
3.Dinamo 22 14 
4.Elbasani 22 13 
5.Sopoti 22 11 
Sigal