Strakosha, portieri i dytë për “mrekullitë” në Serinë A

624
Statistikat e djeshme kanë pasur në fokus portierin Tomas Strakosha, i cili është duke luajtur një rol të rëndësishëm në skuadrën e Lacios, edhe si një nga futbollistët me më shumë minuta loje. Duke qenë se roli i portierit është delikat për këtë skuadër, pasi shpeshherë reagimet e tyre në situata të caktuara, ai mund të bëjë edhe diferencën në ndeshje të veçanta. Dhe për këtë moment flet edhe statistika e “Opta-s”, e cila ka llogaritur pritjet vendimtare të portierëve në Serinë A gjatë këtij sezoni, 2017-2018. Sipas saj, deri në javën e 28-të të kampionatit italian, Thomas Strakosha renditet në vendin e dytë, duke lënë pas Bufonin e Juventusit dhe Handanoviç të Interit. Këtë listë e kryeson portieri i Romës, Alison, për të cilin interesohen shumë klube me në Itali dhe Evropë.
Sigal