Strakosha merr përgjegjësitë për eliminimin dhe shikon para: Tani të fitojmë derbin

113
Lazio e Thomas Strakoshës u tregua e dobët mbrëmë në “Europa League”, pasi në Austri skuadra e Salzburg arriti të përmbyste rezultatin e ndeshjes së parë çerekfinale duke kaluar më tej.
Edhe pse kaluan të parët në avantazh, në pjesën e dytë, Lazio pësoi 4 gola, duke e mbyllur ndeshjen me rezultatin 4-1. Për këtë dështim portieri Strakosha ka marrë përgjegjësite, duke deklaruar se te goli i dytë kishte gabuar.
Pavarësisht kësaj 22-vjeçari shqiptar pohon se tani ekipi duhet të shohë para.
“Më vjen shumë keq, sepse ishte një “black out”. Tani duhet të ringrihemi, sepse përpara janë ndeshje të rëndësishme. Na barazuan shumë shpejt, pastaj u frikësuam.
Në golin e dytë gabova unë dhe më pas skuadra nuk reagoi më. U treguam skuadër e madhe për 50 minuta. Derbi? Roma është e motivuar, sepse është në gjysmëfinale të Championsit, por edhe ne jemi të motivuar, sepse e meritonim kualifikimin. Duhet të luajmë një ndeshje të madhe.”-deklaroi Strakosha për “Style Channel”.
Lazio u eliminua me rezultatin e përgjithshëm 6-5.