Sport/ Moisi Dalipi: 14 tetori dita e bukur për kombëtaret e Shqipëris dhe Kosovës. Ja skedat e ndeshjeve

100

 14 Tetori 2019, dita e bukur e futbolli të shqiptarëve

Moldavi 0-4 Shqipëri dhe Kosovë 2-0 Mali Zi! Dy rezultate fituese që e bënë të bukur mbrëmjen e 14 tetorit 2019, të cilësuar dhe nga shtypi huaj si “ditën e bukur të futbollit të shqiptarëve”. Dhe koincidenca e kërkonte që të dy ndeshjet, ajo në Kishinievit midis Moldavisë dhe Shqipërisë dhe në Prishtinë midis Kosovës dhe Mali të Zi që zhvilloheshin në të njëjtin orar në 20 e 45’. Ky fakt nuk ka qenë aspak pengesë për të gëzuar dhe festuar mirë, bukur dhe fuqishëm të dyja fitoret. Për të qenë më të vërtetë, duhet ta themi se në Prishtinë dhe rrethinat e saj kjo atmosferë ka qenë me një ndjeshmëri më të madhe. Kënga e kthyer tashmë në një himn “Xhamadani, vija – vija, është Kosova, është Shqipëria”, e nisur aty në shkallët e stadiumit “Fadil Vokrri” ka përhapur jehonën e saj në mbar trojet shqiptare. Për më tepër, kjo mbrëmje e veçantë ka ardhur në pesë vjetorin e dronit mbi Beograd në ndeshjen e 14 tetorit 2015 Serbi-Shqipëri. Një arsye më shumë kjo, për të festuar në mënyrë më të mirë të ligjshme me tërë kredon dhe krenarin e qenit shqiptar. Për një çast të dy këto fitore të ardhura ashtu siç i duam ne shqiptarët, të zgjerojnë kraharorin e thua me tërë forcën e shpirtit:”Bukur Shqipëria! Bukur Kosova !

Fitorja historike dhe torta e presidentit Duka për trajnerin Reja

Kur vendos në rrafshin e analizës të gjitha rezultatet në historinë e ekipit tonë kombëtar për eliminatoret botërore dhe ato evropiane. ndeshja e fituar me rezultatin 0-4 ndaj Moldavisë është e veçantë, është më e thella në një ndeshje transferte, dhe jo vetëm. Kjo e bënë dhe më tingëlluese këtë ndeshje të fituar aq bukur me një skuadër të mbushur me djem të rinj që po e kuptojnë fare mirë se “futbolli është ambasadori më i mirë për prezantimin e vendit tënd në Evropë”. Kështu, skuadra kuqezi pas ka lënë pas atë mbrëmje të Stambollit të 11 tetorit 2019, të pa shpërblyer për lojë dhe shpirtin e sakrificës të treguar në fushën e lojës (humbja 1-0 me Turqinë), ka gjetur moralin dhe forcat për të prekur bukur suksesin e kërkuar. Trajneri Reja që ka ditë më parë kishte festuar bashkë me skuadrën 74-vjetorin e lindjes e kishte përgatitur skuadrën vetëm për fitore, duke zgjedhur formacionin të tillë, ku loja sulmuese të prodhonte golat e fitores. Gjithsesi, falë përvojës të gjatë si trajner skuadrën e ka mbajtur larg euforisë të bilancin pozitiv në katër përballjet e mëparshme (tre fitore dhe një barazim) dhe vendin që mbante në klasifikimin e grupit Moldavia. Skeda e ndeshjes është kjo:

MOLDAVI 0

SHQIPËRI 4

Shënues: Cikalleshi 21`, Bare 34`,Trashi 41`, Manaj 90`

MOLDAVIA: Koselev, Graur, Reabciuk, Mudrak (Rozgoniuk 30`), Posmak, Ionita, Kebotaru, Prepelita, Suvorov (Boikiuk 60`), Anton, Sidorenko (Sando 80`) Trj: Semen Altman

SHQIPËRIA: Strakosha, Ismajli (Kumbulla 88`), Dermaku, Gjimshiti, Veseli, Bare (Selahi 89`), Gjasula, Abrashi, Trashi, Manaj, Cikalleshi (Roshi 78`). Trj: Eduardo Reja

Gjyqtarë: K. Kavanag, D. Ricard, K. Hatzidakis (Angli)

Pra, ka luajtur një formacion pak ndryshe nga ndeshja me Turqinë, ku Lenjani dhe Memushaj u kanë lënë vendin Trashit dhe Abrashit. Në fushë që nga fillimi si titullar portieri Strakosha dhe sulmuesi Manaj të “shënjestruar” nga shtypi për humbjen e tri ditëve më parë ndaj Turqisë. Gjithsesi një ndeshje e interpretuar mirë, me nivel të lartë kërkese për fitore nga skuadra jonë. Përball kuqezinjve një Moldavi e shkujdesur, e pa motivuar që pas humbjes 1-0 të tri ditëve më parë ndaj Andorës përjetonte krizën e saj të thellë. Megjithatë rezistenca e vendasve është vetëm në 20 minutat e para të ndeshjes, sepse goli shënuar nga Cikalleshi në minutën e 21` ka zhbllokuar gjithçka për skuadrën tonë. Në minutën e 34` Keidi Bare shënon përsëri që është goli dytë i kësaj fitore, por në të 40` minutë tranversa nuk e ka lejuar djaloshin fierak të shënojë përsëri. Vetëm një minutë në vonë në të 41` është radha e Trashit të shënojë gol me ngjyra nga kampionati shqiptar. Pjesa e dytë ka sjellë vetëm një gol për skuadrën tonë atë të minutën 90`, kur Manaj pranë portës kthen në gol sipas mënyrës vet atë shërbim të Roshit. Në këtë pjesë ka minuta lojë dhe për dy debutuesit mbrojtësin Kumbulla dhe mesfushorin Selahi. Dhe Moldavi 0-4 Shqipëria. Ndërkohë në dy ndeshjet e tjera në grup kemi: Francë 1-1 Turqi dhe Island 2-0 Andora, duke bërë që klasifikimi grupit pas tetë ndeshjeve të zhvilluara deri tani të jetë ky:

Turqi 19 pikë

Francë 19 pikë

  1. Islanda 15 pikë
  2. Shqipëria 12 pikë
  3. Andorra 3 pikë
  4. Moldavia 3 pikë

Pas ndeshjes trajneri Reja do të falënderonte skuadrën por dhe do të deklaronte se: “Objektivi ynë është vendi i tretë në grup. Do të bëjmë të pamundurën. Kemi besim se do i shkojmë kësaj rruge deri në fund”. Ky optimizëm dhe shumë detaje të tjera për trajnerin Reja dhe skuadrën iu duhet një shkrim – analizë tjetër. Në fakt matematika ta lejon të besohet se mund të ndodhë kështu, kur shikon se kundërshtari vendit të tretë Islanda ka vetëm tre pikë më shumë, kur mbeten dhe dy ndeshja për t’u luajtur. Shqipëria të dyja ndeshjet më 14 dhe 17 nëntor 2019 i zhvillon në fushën e saj me Andorrën dhe Francën, kurse Islanda shkon në Turqi dhe e mbyll me Moldavinë në fushën e saj. Këtë gjë, me sa duket e llogaritur kështu dhe presidenti Duka që pas kësaj ndeshje të fituar është shprehur se “mbetet vetëm të shkojmë tek noteri për të rinovuar kontratën me trajnerin Reja për “Nations League dhe për Botërorin e ardhshëm”. Në fakt shenjat e para se ky bashkëpunim do të vazhdonte janë dhënë që atë mbrëmje kur Reja dhe skuadra festonte 74-vjetorin e tij, kurse presidenti Duka i kishte përgatitur një tortë me dedikim të veçantë ku mësohet të jetë shprehur: “Jetë të gjatë dhe bashkëpunim të mbarë maestro Reja “. Kështu pra, torta e Dukës dhe fitorja historike me Moldavinë ishin piketat e rinovimit të kontratës të trajnerit Italian në krye të bankinës kuqezi.

“Dardanët” me vështrimin nga finalet e Euro 2020

Fitore e pastër dhe shumë shpresëdhënëse për Kosovën në përballjen me fqinjët e Malit Zi, që më shumë se çdo gjë dhe më shumë se asnjë herë tjetër për dy ndeshjet e ardhshme vështrimi “dardanëve” të jetë tek finalet e Euro-2020. Janë shumë pran dhe mundësit ekzistojnë ndoshta që në ndeshjen e ardhshme të Pragës, më 14 nëntor 2019 ndaj Çekisë të vendit dytë në grup me vetëm një pikë më shumë. Rezultatet e ndeshjeve të fundit, klasifikimi dhe kalendari dy ndeshjeve të ardhshme në këtë grup e lejon të mendohesh dhe besohet se mund dhe duhet të ndodh kështu. Dhe kemi se: Angli 5-0 Bullgaria dhe Kosovë 2-0 Mal I Zi.

Klasifikimi është ky:

  1. Anglia 15 pikë
  2. Çekia 12 pikë
  3. Kosova 11 pikë
  4. Mali i Zi 3 pikë
  5. Bullgaria 3 pikë

Kalendari ndeshjeve të ardhshme është:

  1. 11 2019

Çeki –Kosovë

Angli –Mali i Zi

  1. 11. 2019

Kosovë –Angli

Bullgari-Çeki

Kështu që në ndeshjen e 14 nëntorit 2019, skuadra e trajnerit të Kosovës, zviceranit Benard Shaland luan për ëndrrën evropiane. Dhe për të arritur deri këtu “Dardanët” që në 18 ndeshjet e zhvilluara që nga viti 2017 njohin vetëm një humbje atë të 10.09.2019 me rezultatin 5-3 ndaj Anglisë, duke vendosur një rekord më vete për skuadrat më mira përfaqësuese evropiane, e kanë qartë detyrën e tyre. Kështu vepruan dhe në ndeshjen me Malin e Zi, ku fituan me rezultatin 2-0. Skeda e ndeshjes është si më poshtë:

KOSOVA 2

MALI I ZI 0

Shënues: Rrahmani 10`, Muriqi 34`.

Kosova: Murici, Vovoda (Zhegrova 88`), Aliti, Rrahmani, Kololli, Shala (Rshkaj 82`), V. Berisha, Hadergjonaj, Rashica, Celina (Hasani 93`), Muriqi. Trj: Bernard Shaland

MALI I ZI: Petkoviç (Mijatoviç 15`), Bulatoviç, Vukçeviç, Lagator, Mugosa, Jovoviç (Jankoviç 74`), Kosoviç, (Beqiraj 46`), Scekiç, Boljevic, Simiç, Marusiç. Trj : Faruk Haxhibegiç

Gjyqtarë: A. Diaz, R. Tavarez, P. Soarez (Portugali)

Një ndeshje e dominuar me lojë, raste, gola dhe spektakël në të gjitha drejtimet nga skuadra e Kosovës që ka kënaqur të 12.500 tifozët në stadiumin e tejmbushur “Fadil Vokrri” të Prishtinës. Skuadra e “Dardanëve” e gjen shpejt golin e parë që minutën e 10` me anë të kapitenit Rrahmani. Më vonë kronika e lojës është e tëra për vendasit që luajnë fort në çdo sektorë të fushës, qarkullojnë topin saktë dhe shpejt dhe krijojnë raste goli. Në miutën e 34` sulmuesi Vedat Muriqi konkretizon me golin e dytë të fitores lojën kolektive dhe të bukur të skuadrës tij. Në pjesën e dytë ka një ekuilibër në mesfushë, por nuk mungojnë dhe rastet për gol në portën e miqve. Gjithsesi ka vetëm goditje shtylle dhe qëndresë të fortë të malazezëve që kërkojnë të shmangin një humbje të thellë. Një fitore 2-0 për Kosovën në këtë ndeshje, që kur shikon atë barazim 1-1 me këtë kundërshtar më 7 qershor 2019 në Podgoricë e kupton qartë se ato dy pikë të lëna në atë ndeshje sot do ishin shumë për të jetuar me emocionet e vendit dytë në grup, që do thotë një vend drejt finaleve të Euro – 2020. Megjithatë ka ende shanse në dy ndeshjet e ardhshme, duke nisur që nga ndeshja e 14 nëntorit 2019, në Pragë kundër Çekisë, ku duhet me çdo kusht dhe çdo mënyrë vetëm fitorja. Kushtet dhe mundësit janë, ndaj duhet besuar dhe shpresuar fort.