Sot “El Clasico”, ndeshja nën masa të rrepta sigurie

548
Sot luhet “El Clasico”,Real Madrid-Barcelona dhe gjithë sytë e botës janë drejtuar nga stadium “Santiago Bernabeu”. Kjo e sotmja është ndeshja numër 231 mes këtyre skuadrave dhe është një ndeshje e veçantë. 
Së pari për momentin që po kalojnë skuadrat ku Ronaldo po kalon një moment të keq ndërsa katalanasit shpresojnë në rekuperimin e Leo Mesit. Plus që masat e sigurisë për këtë “El Clasico” do jenë nga më të lartat ku më shumë se 2500 forca sigurie kanë marrë në ruajtje stadiumin. Po ashtu do ketë një minutë heshtje për viktimat e Parisit dhe do këndohet Marsejeza. 
Indiciet janë që Leo Messi të jetë nga minuta e parë por trajneri Luis Enrique ka thënë se do të vendosë vetëm një orë përpara ndeshjes.Ndërsa trajneri madrilen Rafa Benitez ka konfirmuar se nuk ka asnjë revoltë ndaj tij nga lojtarët. 
Sa i përket formacioneve Reali pritet të jetë sulmues dhe do luajë me 
Navas; Danilo, Varane, Sergio Ramos, Marcelo; Modric, Casemiro, Kroos; James Rodriguez, Cristano Ronaldo, Bale. Ndërsa Barca do zbres në fushë me 
Bravo; Dani Alves, Piqué, Mascherano, Jordi Alba; Iniesta, Busquets, Sergi Roberto; Messi, Suarez, Neymar. 
Kjo superndeshje do transmetohet në 173 shtete dhe pritet të ketë një audiencë prej rreth 650 milion teleshikuesish.Ndeshja fillon duke nisur ora 18:15.
Sigal