Në pesë kampionatet më të fortë të Evropës, Angli, Spanjë, Itali, Gjermani dhe Francë, janë disa skuadra të cilat po regjistrojnë rekorde negative, sa i takon përqindjes së pikëve të marra në ndeshjet e deritanishme. Në Serinë A, skuadra që ka marrë më pak pikë është Benevento, me të cilën luajnë edhe Gjimshiti me Memushaj, duke e merituar plotësisht “fanellën e zezë” për këtë sezon. Benevento ka mesataren e 0,37 pikëve për ndeshje. Një ecuri katastrofike në këto 27 javë, por me një fitore të mundshme barazon Malagën në Spanjë, që ka mesataren e 0,46 pikëve deri tani. Rënie drastike për Uest Bromuiç në Angli, e fundit në Premier League, si dhe konfirmim i “fanellës së zezë” për Këlnin në Gjermani, apo Metzin e Ivan Balliut në Francë. Ndërsa në Bundesliga 1 në Gjermani, edhe Mavraj është pranë katastrofës, pasi për herë të parë në histori Hamburgu duket shumë pranë rënies nga kategoria.