Shqipëri – Moldavin/ FSHF cakton çmimet e biletave

240

Shqipëria do të ndeshet, në datën 11 qershor, në “Elbasan Arena” me Moldavinë, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për në Europianin e vitit 2020.

Tashmë është vet FSHF-ja e cila e ka zyrtarizuar, stadiumin ku do të zhvillohet sfida dhe ka publikuar dhe çmimet për këtë ndeshje delikate të Kombëtares.

Bileta më e shtrenjtë do të kushtojë 12.000 lek (120 mije lek të vjetra), e cila vlen për tribunën VIP.

Ndërkohë 10.000 lek do të kushtojë në tribunë VIP 2.

Sipas tribunave, çmimet variojnë në 6000, 5000, 4000, 2000, 1500, 1000 dhe 500 lek, që është çmimi më i lirë për të ndjekur Kombëtaren.