Renditja e FIFA-s, Shqipëria humbet 7 pozicione

532
Sigal

Humbja
kundër Spanjës pritet ti kushtojë 7 pozicione Shqipërisë në renditjen mujorë të
FIFA-a. Në bazë të formulës që ndjek institucioni më i lartë i futbollit në
botë, Shqipëria pritet të pozicionohet në vendin e 47-të.

Gjatë
muajit tetor, Shqipëria zhvilloi 2 ndeshje të vlefshme për kualifikueset “Rusi
2018”, ku mposhti Lihtenshtejnin në transfertë dhe humbi në shtëpi përballë
Spanjës. Në të dyja ndeshjet rezultati ishte i njëjtë, 0-2. Që në fillimin e
kualifikueseve, Shqipëria është duke humbur vende në renditjen botërore edhe
pse rezultatet kanë qenë pozitive.

Kjo
vjen për shkak se rivalët me të cilët kuqezinjtë kanë fituar gjenden shumë
poshtë në renditje, pra kanë një koeficient të vogël dhe suksesi ndaj tyre vlen
shumë pak. Këtë muaj kombëtarja e De Biazit është kaluar në renditje nga Greqia
dhe Serbia, të cilat mbajnë vendet 42 dhe 43 përkatësisht.

Grekët
u rritën 6 vende, ndërsa serbët 7 në krahasim me muajin e kaluar. Ndërkohë Kosova
edhe pse pësoi dy humbje në kualifikueset e muajit tetor, 0-6 ndaj Kroacisë dhe
3-0 ndaj Ukrainës, ka fituar 4 vende në renditje duke u ngjitur e 164-ta.
Renditja e FIFA-s pritet të behet zyrtarë ditën e enjte.