Rashica në formacionin e javës në Bundesligë me yje si Ribery e Lewa

655
Futbollisti nga Kosova Milot Rashica ka debutuar për herë të parë në Bundesligën e Gjermanisë me fanellën e Werder Bremen.
Ai ka arritur të shënojë një gol në fitoren 3-1 të skuadrës së tij ndaj Koln. Pas fitores dhe golit, Rashica është vendosur në formacionin e javës të publikuar nga Transfermarkt.de.
Rashica vjen në pozicionin e mesfushorit edhe pse në ndeshjen e fundit luajti në pozicionin e tij të zakonshëm, në krahë.
Shqiptari është në grup me emra të njohur të Bayern Munich, Robert Lewandowski, Frank Ribery dhe Joshua Kimmich. Në formacion janë edhe futbollistët e Dortmundit, Batshuayi dhe Christain Pulisic.
i8jk
Sigal