Pritet vetëm konfirmimi, klubi historik italian pranë rënies në Serinë C

170

 

Vendin e fundit në Serinë B dhe si rrjedhojë rënien në Serinë C, ishte kërkesa e prokurorit federal Xhuzepe Pekorano, kundër Palermos, në gjyqin e Gjykatës Federale për shkeljet administrative të supozuara.

Në këtë gjyq u pranua dhe Benevento, si palë e interesuar në seancë. Avokatët e klubit historik italian ishin ata që u munduan të bënin diçka për të shpëtuar siçilianët, por dënimi me sa duket do të shpallet në ditët në vijm.

Palermo gjatë një tre-vjeçari falsifikoi dokumentat financiare për të marrë lejen, që të vazhdonte të luante në Serinë B.

Prokurori i FIGC ka këkruar ndalim dhe përjashtim për 5 vjet të ish-presidentit Mauricio Zamparini për shkeljet e dyshuara të bëra gjatë viteve 2014-2017, siç raporton “Gazzeta Dello Sport”.

Gjithashtu do të perjashtohen dhe Anastasio Morosi dhe Xhovani Xhiamavra, që kishin funskione drejtuese gjatë tre-vjeçarit të sipërpërmendur.