Po dështon te Barcelona, gjigantët anglezë tentojnë Kutinjon

519
Sigal

 

Filipe Kutinjo ishte një ndër blerjet më të bujshme të Barcelonës në dy vitet e fundit, por vetëm si e tillë nuk rezultoi.

Kutinjo nuk dëshirohet nga tifozët e Barcelonës dhe në fund të sezonit do të largohet nga Spanja, siç gjasat tregojnë.

 

Sipas asaj që raporton “Sport”, Çelsi është skuadra shumë e interesuar për brazilianin dhe nëse KAS-i do t’i japë drejtësi për çështjen e bllokimit të merkatos, do të blejë direkt lojtarin.

Normalisht që vlera e kartonit të tij do të ketë rënë, por Barcelona do ta shesë lojtarin, pasi nuk po jep maksimumin në Katalunjë.