Pioli: Të nxjerrim vlerat e vërteta të Milanit, kam besim te Piatek

110

Trajneri i Milanit, ndihet gati për debutimin në krye të kuqezinjve, teksa ditën e nesërme do të sfidojë Lecce-n, për të rifituar besimin e humbur nga futbollistët e tij në duelet e fundit.

“Këtu ka njerëz, që e kanë Milanin në zemrat e tyre, ekipi duhet të luajë së bashku. Unë jam i sigurt për potencialin e madh të këtushëm dhe mund të bëjmë një punë të mirë. Piatek? Nuk më pëlqen të flas për individë të veçantë, por për skuadrën. Sidoqoftë, kam besim të madh tek ai. Nëse jemi te Milani, kjo do të thotë që kemi vlera. Tani është koha për t’i shfaqur ato.

Kam ardhur në një klub prestigjioz, me një histori të shkëlqyer. Është nder dhe krenari të jesh këtu. Ndihem i gatshëm të drejtoj në këto nivele, besoj se kam pjekurinë e duhur.

Lecce? Duhet të përballojmë një kundërshtar të vështirë, po punojmë për këtë. Nesër do të kuptoj karakteristikat teknike, fizike dhe karakterin e lojtarëve dhe do të vendos për formacionin”, deklaroi Pioli.