Objektivi i Barcelonës, Katalanasit rrisin ofertën, 145 mln euro për Coutinhon

553
Barcelona vijon të këmbëngulë për Filip Kutinjon. Sipas mediave britanike klubi katalanas e ka rritur edhe më shumë ofertën për shërbimet e brazilianit. Raportohet se spanjollët kanë zyrtarizuar ofertën e re prej 145 milion eurosh. Tashmë pritet përgjigjia e rradhës e klubit anglez

Pavarësisht refuzimeve të vazhdueshme të Liverpoolit, Phiplipe Coutinho është kthyer në një fiksim për Barcelonën. Mediat britanike raportojnë se klubi katalanas ka depozituar një tjetër ofertë zyrtare për të drejtat e brazilianit dhe oferta në fjalë është shumë serioze pasi në tryezë janë vendosur 145 milion euro.

Barcelona ka nevoje të menjëhershme per një anësor pas largimit te Neymar për te PSG dhe pavarësisht se është rikthyer Duelofeu, trajneri Valverde këmbëngul për të afruar Coutinhon. Ekziston mundësia që kësaj here Liverpooli të dorëzohet, pavarësisht se trajneri Jurgen Klopp ka deklaruar se asnjë futbollist nuk do të largohet nga “të kuqtë”.

“Azulgranët” mbështeten edhe tek dëshira e 24-vjecarit, i cili kerkon me çdo kusht largimin nga ”Anfield Road”. Zyrtarisht mungesa e tij në takimet e fundit është justifikuar me një probkem fizik në shpinë, por ka gjasa që e vërteta të jetë ndryshe, ose më konkretisht që ftohja mes brazilianit dhe klubit anglez të ketë arritur majat aq sa Liverpooli ka vendosur të mos e aktivizojë. Philipe Coutihno sezonin e kaluar ishte nja nga pedinat kryesore në skemat e Klopp duke qënë vendimtar në shumë takime për “the reds”. Paraqitjet e tij kanë bindur trajenrin dhe drejteusit e Barcelonës se ai është zëvendësuesi ideal i Neymar.
Sigal