Një nga talentet e Ajaxit transferohet në Bundesligë

468
Sigal

Bayern Leverkusen ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin 23-vjeçar të Ajaxit, Daley Sinkgraven.

Mbrojtësi holandez ka luajtur 11 ndeshje në sezonin e fundit me Ajaxin, ku 2 kanë qenë në Champions League, një ndër to në gjysmëfinalen kundër Tottenhamit.

Klubi gjerman ka nënshkruar një kontratë 4-vjeçare me lojtarin, duke i paguar skuadrës holandeze 5 milion euro për kartonin e tij.