Nis puna për ndërtimin e kompleksit të ri sportiv, Duka: Një nga më të mirët në rajon

111
Presidenti i FSHF, Armand Duka i cili kërkon mandatin e pestë në krye të këtij institucioni ishte i pranishëm në ceremoninë për nisjen e punimeve për stadiumin e ri në kompleksin “Dinamo”. Gjatë fjalës së tij, Duka tha se stadiumi i ri do jetë një ndër më të mirët në rajon dhe është një investim i FSHF në bashkëpunim me qeverinë shqiptare.
“Ky është një investim i FSHF në bashkëpunim me qeverinë shqiptare. Toka është vendosur në dispozicion falas nga qeveria. Ky stadium do jetë një shtëpi e kompletuar e futbollit. Jam i bindur që do jetë një stadium ndër më të mirët në rajon. Unë mendoj e mund të bëjmë më shumë për futbollin”- tha Duka.
Në këtë ceremoni ishte pjesëmarrës edhe kryeministri Edi Rama, i cili premtoi mbështetjen e qeverinë për futbollin dhe sportin në përgjithësi.