Nesër luhet ndeshja e shumëpritur, Kombëtarja shkon për fitoren e dytë

72

Një muaj nga ndeshja e parë në grup kundër Portugalisë dhe përsëri përballemi me një kundërshtar po aq të vështirë. Shqipëria, nën urdhrat e De Biasit duket se po e jep bindshëm rolin e pretendentes për të kaluar grupin, kjo jo vetëm sepse u nis faza kualifikuese me fitore, por edhe sepse kemi në përbërje një grup shumë të mirë lojtarësh që përshtaten mirë me njëri tjetrin. Sot do zhvillohet faza e fundit stërvitore e skuadrës dhe më pas do të mbahet edhe një konferencë për shtyp nga vendi i qëndrimit, në resortin “Tropikal”. Çdo gjë duket të jetë gati për të besuarit e De Biasit që duket së vëmendjen e kanë përqendruar vetëm tek rezultatet pozitive dhe asgjë më pak.

 Euforia mund t’i prishë punë Kombëtares

 Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, që pas ndeshjes së fituar me Portugalinë, tifozët ti kapte euforia, mbi të gjitha edhe për ndeshjen ndaj Serbisë që ka lënë krejt në hije paraardhësen me Danimarkën. Por duket se euforia ka kapur edhe futbollistët e përfaqësueses, ku jo vetëm në një rast i kemi parë të shprehen për ndeshjen ndaj Serbisë dhe emocionet që ky takim mbart. Një mendim mbi këtë çështje ka dhënë edhe ish-futbollisti i Kombëtares, Aliaj që tha “euforia është e tifozëve, por kjo gjë nuk duhet të prekë skuadrën, pasi një gjë e tillë ka ndodhur shpesh me Shqipërinë që pas një fillimi të mirë kanë kaluar në eufori atëherë kur nuk duhej”. Në fakt për këtë çështje është shprehur edhe De Biasi pak ditë më parë me fjalët “nuk kam frikë Danimarkën por euforinë”, deklaratë kjo që duket si paralajmërim për ruajtjen e qetësisë në radhët e futbollistëve. Sigurisht synimi është Danimarka si ndeshje e parë që është dhe qëllimi është një rezultat pozitiv që përfshin edhe barazimin e pastaj do të vijë ndeshja me Serbinë nga ku fjalët e shumta që janë folur këto javë do ja lënë vendin vetëm fushës..

 Mërgim Mavraj: Nëse luajmë si me Portugalinë, fitojmë!

Mërgim Mavraj është euforik për ndeshjet me Kombëtaren, dhe këtë e ka shprehur edhe në deklaratat që ka dhënë për Koha Ditore, gazetë e Kosovës. Aty ai është shprehur se fitorja mund të vijë në qoftë se, luajnë ashtu siç luajtën ndaj Portugalisë. Mavraj në fakt u ndal më së shumti tek ndeshja me Serbinë duke u shprehur për rëndësinë që ka kjo ndeshje dhe përgjegjësinë që ka fanella që mbajnë veshur dhe se kanë fituar vetëbesim por përsëri duhet të punojnë shumë për të qëndruar në këtë nivel.

 Kjaer dhe Ager përfundimisht jashtë ndeshjes me Shqipërinë

 Ashtu siç ishte dyshuar ditë më parë, dy ndër futbollistët më të rëndësishëm të skuadrës daneze, janë përfundimisht jashtë. Trajneri Olsen nuk ka dashur ti rrezikojë të dy futbollistët, kryesisht për t’i ruajtur në ndeshjen ndaj Portugalisë. Në fakt për ne, mungesa e këtyre të dyve bëhet një ndihmesë e madhe pasi janë ndër më të rëndësishmit në përbërjen e skuadrës.

 Formacioni i mundshëm

 Deri në daljen e formacionit zyrtar ne na ngelet vetëm të supozojmë për formacionin që De Biasi mund të hedhë në fushë, por në bazë të paraqitjeve dhe aftësive ndoshta të çdo futbollisti mendohet se do të luhet me Berishën në portë, që është i padiskutueshëm, mbrojtja do të jetë e njëjta si me ndeshjen me Portugalinë-Hysaj-Agolli nga krahët dhe Mavraj-Cana në qendër. Ndërkohë problematike për zgjedhjen do të jetë mesfusha, sidomos me afrimin edhe të Mehës dhe Ramës në kontingjentin e lojtarëve. Ndërsa për sulmin ka një tjetër pikëpyetje të madhe pasi mund të luajë Bala që bëri atë gol të bukur ndaj Portugalisë, mund të luajë edhe Cikalleshi për shkak të performancave që po jep kohët e fundit por nuk duhet të harrohet edhe një nga golashënuesit më të mirë të Kombëtares tonë, Hamdi Salihi, që është gjithmonë i aftë të ndëshkojë çdo skuadër me ftohtësinë  e tij para porte dhe duke parë përvojën që ka në krahasim me dy të tjerët shfaqet më i avantazhuar për të fituar pozicionin nesër.

               Berisha

Hysaj-Cana-Mavraj-Agolli

Lila-Xhaka-Abrashi-Meha-Rama

Salihi

 Vllaznia mund të “shpëtojë” nga GeaSport

 Klubi i Vllaznisë duket se po sheh dritë në fund të tunelit, për gjendjen e rënduar që është përhapur në lidhje më presidencën. Aktualisht President i Vllaznisë është italiani Roberto Nava, pronar i firmës GeaSport. Por ka disa kohë që ka pasur përçarje mes Presidentit, administratorëve dhe Bashkisë si bashkëpronare. Arsyeja ishte se Nava nuk paguante detyrimet që kishin rënë dakord në kontratë duke vështirësuar gjendjen ekonomike të skuadrës. Ndërkohë pas disa deklaratave shumë të ashpra të Navas që askush nuk mund t’ia marrë skuadrën ose përndryshe përfundon në gjykatën e Gjenevës, duket se gjakrat janë ulur dhe pritet të merret një vendim i përbashkët për prishjen e kontratës në mënyrë konsensuale, por gjithsesi për më tepër zhvillime duhet pritur deri me datën 13 tetor, datë në të cilën do të mbahet edhe takimi.

 Aleksis Sançez, nga pastrues xhamash në një futbollist të madh

Duket se edhe Sançez ka pasur të njëjtën histori si shumica e futbollistëve pasi ai ka rrëfyer se në fillesat e veta ka larë makina dhe se atletet e para sportive ja ka blerë kryetari i komunës ku ai jetonte. Aktualisht Sançez, që luan për Arsenalin, është një nga futbollistët më të paguar në botë dhe është shprehur se ka punuar shumë për të arritur këtu ku është sot.

 Ndeshja Poloni-Gjermani kalon në shaka

Ndeshja mes Polonisë dhe Gjermanisë që do të luhet për kualifikueset e Europianit nesër ka sjellë një lumë deklaratash mes futbollistëve të këtyre dy Kombëtareve që luajnë njëkohësisht edhe për të njëjtin klub. S iç duket ardhja e Levandovskit tek Bayern ka sjellë një “përplasje” komike mes futbollistëve të kësaj skuadre ku Myler, sulmuesi i Bayern dhe Gjermanisë është shprehur se kanë rënë dakord me Levandovskin që ndeshja të ndahet barazim por me fitoren e gjermanëve, ndërsa portieri “mesfushor” Neuer ka thënë se, Levandovski nuk ka arritur ti shënojë gol as në stërvitje deri më tani. Ndërkohë që Levandovski është dukur më i përulur pasi thjeshtë ka shprehur respektin për shokët e skuadrës dhe Gjermaninë në tërësi.

 UEFA Champions League ndryshon formatin

Është vendosur dje nga UEFA për ndryshimin e një pjesë të formatit të grupeve dhe vazove për sezonin e ardhshëm në Champions League dhe është prekur vetëm përcaktimi i vazove të para. Tani nuk do jenë më në vazon e parë, skuadrat me renditjen më të mirë në nivel klubesh por do jetë fituesja e Champions League dhe 7 fitueset e kampionateve më të forta europiane. Ky ndryshim është bërë që të ketë sa më shumë duele të forta që në ndeshjet në grup duke e bërë sezonin shumë më të paparashikuar.