Ndeshja Prishtina –Shkëndija e Tetovës zhvillohet më 2 gusht

471
Ndeshja miqësore ndërkombëtare Prishtina –Shkëndija e Tetovës zhvillohet të dielën më 2 gusht në stadiumin e qytetit në Prishtinë dhe fillon në orën 17.30. Me kërkesë të bashkatdhetarëve tanë nga diaspora dhe për të përmbushur interesimin e tyre me ekipet më në famë shqiptare nga Kosova dhe Maqedonia, dy klubet do të organizojnë ndeshje miqësore në stadiumin e qytetit në Prishtinë më 2 gusht 2015.
Skuadra e Shkëndijës së Tetovës, edicionin e fundit në kampionatin maqedonas, ka përfunduar në vendin e tretë duke u kualifikuar për Evropë. Edhe pse u eliminua në raundin e parë, Shkëndija dy ndeshjet ka luajtur baras me skuadrën skoceze, FC Aberdeen (1:1 dhe 0:0). Tetovarët, që kanë skuadër më të shtrenjtë në rajon, u eliminuan nga ish-skuadra e prirë prej trajnerit të madh Alex Ferguson dhe e cila në raundin e dytë të Europa League ka eliminuar skuadrën shumë herë me buxhet më të madh Rjeka nga Kroacia, thuhet në facebookun e klubit të Prishtinës.
Sigal