Musta, Murati dhe Teliti (pas vdekjes) dekorohen me “Nderi i futbollit shqiptar”

1217
Sigal

Nderohen figura të shquara të futbollit shqiptar

Ditën e djeshme Federata Shqiptare e Futbollit ka organizuar një mbrëmje gala, me rastin e festave të fundvitit. Në një event ku marrin pjesë drejtuesit e klubeve, medieve dhe figurave të larat të sportit e jo vetëm, nuk kishte si të mos ndaheshin dhe disa çmime për personazhet që i kanë dhënë shumë futbollit shqiptar. FSHF ka dhënë tre çmime me titullin “Nderi i futbollit shqiptar” , fillimisht ka qenë ish-portieri i Partizanit Perlat Musta që ka marrë këtë çmim. Pas tij është ngjitur në podium dhe ish-mesfushori i Kombëtares Edvin Murati, i cili është nderuar me të njëjtën çmim. Po ashtu është nderuar dhe ish-sulmuesi Qamil Teliti, i cili është ndarë nga jeta. Djali i tij ka qenë sot prezent në këtë mbrëmje për të marrë këtë çmim për babain i tij, i cili ka dhënë kontributin e tij në futbollin shqiptar, por dhe për skuadrën përfaqësuese në vitet 1946-1952.

Me çmimin “Legjenda e futbollit shqiptar”, janë nderuar Genc Tomori, Osman Mema si Agim Canaj.

ÇMIMET

“Nderi i futbollit shqiptar” Perlat Musta
“Nderi i futbollit shqiptar” Edvin Murati
“Nderi i futbollit shqiptar” Qamil Teliti (pas vdekjes)

“Legjenda e futbollit shqiptar” Genc Tomori
“Legjenda e futbollit shqiptar” Osman Mema
“Legjenda e futbollit shqiptar” Agim Canaj