Miqësorja Shqipëri-Francë, De Biazi: Mundësi e mirë për të konsoliduar skuadrën

451
Xhani De Biasi, tekniku i kombëtares kuqezi ka zyrtarizuar sot listën e 23 futbollistëve që do të grumbullohen në kuadër të miqësores me Francën, që do të luhet më 13 qershor, ora 18:00. Tekniku De Biasi në listën e publikuar sot ka një risi të këndshme për kampionatin shqiptarë të futbollit, ku janë përzgjedhur disa nga futbollistët. 
Gjatë konferencës për shtyp, ku u bë publike dhe lista, De Biazi u shpreh se kjo miqësore është një mundësi e mirë për të konsoliduar skuadrën e për të provuar emrat e rinj të përzgjedhur. Sipas tij, Shqipëria ka mundësi të mira kualifikimi në Europian, por gjithçka do të varet nga vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv. 
Sakaq, në listën e publikuar nga De Biasi bëjnë pjesë 3 portierë, 7 mbrojtës, 8 mesfushor dhe 5 sulmues 
Lista e plotë 
Portierë: Etrit Berisha, Alban Hoxha, Orgest Shehi.
Mbrojtës: Naser Aliji, Arlind Ajeti, Renato Arapi, Lorik Cana, Arbnor Fejzullau, Elseid Hysaj, Armir Rrahmani.
Mesfushorë: Migjen Basha, Ergys Kace, Andi Lila, Sabien Lilaj, Ledian Memushaj, Odise Roshi, Herolind Shala, Afrim Taku.
Sulmues: Bekim Balaj, Sokol Cikalleshi, Ermir Lenjani, Armando Sadiku, Valdet Rama.
Sigal