Juventus akord total me De Ligt, ja shifra e frikshme që përfiton “mjeshtri” Raiola

482
Sigal

Juventusi është në detajet e fundit për blerjen e vitit: Matthijs De Ligt. Talenti 19-vjeçar do të transferohet në Torino për shifrën e 70 milionë eurove. “Sky Sport” raporton se vetë lojtari do të përfitojë 12 milionë euro në sezon, ndërkohë që është zbuluar edhe shifra e frikshme që do të marrë menaxheri, Mino Raiola nga kjo lëvizje. Bëhet fjalë për 11 milionë euro që do të përfundojnë në llogarinë e tij, duke shënuar një tjetër bashkëpunim shumë fitimprurës pas atij me Pogba disa sezone më parë.

Raiola po punon për të mbyllur gjithçka edhe me klubin e Ajax, ndërkohë që në kontratë do të ketë një klauzolë prej 150 milionë eurosh. Barcelona është tërhequr përfundimisht nga gara, teksa në orët apo ditët në vijim do të vijë edhe njoftimi zyrtar nga të dyja klubet.

Kompania Juventus ka rënë dakord me “detyrimet” e ndryshme të përfshira në kontratë nga agjenti, i cili në Holandë është praktikisht mjeshtri absolut i talenteve më të mira. De Ligt nuk preferonte zgjedhje alternative si Barcelona apo Paris Saint Germain, por synonte vetëm Juventusin e Cristiano Ronaldos. Një “ndihmë” që vetë Juventusi do të korrespondojë bujarisht me një komision që duket të jetë rreth 10-11 milionë euro për agjentin për punën e bërë.