Milan ka gati kontratën e re, 3 milionë euro në sezon për Cutrone

304
Merkato e verës së kaluar ishte shumë voluminoze dhe e bujshme te Milan, me kuqezinjtë që sollën në ekip një mori lojtarësh. Me ardhjen e Andre Silva-s dhe Nicola Kalinic askush nuk do ta mendonte se adoleshenti Patrick Cutrone do të rezultonte njeriu i sulmit te Milan.
Javë pas jave italiani po dëshmon se ka mjaft vlera dhe mund të japë shumë tek ky “djalli” që po rilind, i cili nga na tjetër po ndërmerr hapa për ta ‘blinduar’ atë. Drejtuesit kanë gati ofertën për zgjatjen e kontratës së 20-vjeçarit, deri në vitin 2023, pasi aktualja skadon në 2021-shin.
Krahas kohëzgjatjes, ajo që ka më shumë rëndësi në kontratën e re, është përmirësimi i ndjeshëm i pagesës së sulmuesit, që pritet të shkojë deri në 3 milionë euro në sezon.
Palët janë të kënaqura nga negociatat dhe nuk përjashtohet mundësia që rinovimi të zyrtarizohet menjëherë pasi Cutrone të rikthehet në Milano, pas grumbullimit në kombëtare.