Milan, Donadoni alternativa e Ancelottit

169
Në pritje të Carlo Ancelottit te Milani nuk po rrijnë duarkryq pasi në rast të një refuzimi të mundshëm nga ana e 55-vjeçarit duhet të marrin masat për emrin e radhës kandidat të stolit. Presidenti Silvio Berlusconi ka ndezur dritën jeshile për të transferuar në “San Siro” trajnerin e Parmës, Roberto Donadoni, të cilit mund t’i bëhet oferta menjëherë pas përgjigjes së mundshme negative të Ancelottit. 
Gjatë takimeve të zhvilluara në Madrid me Gallianin, Ancelotti u tregua i sinqertë duke lënë të kuptohet se klubi duhet të marrë parasysh edhe refuzimin e tij pas eksperiencës në Madrid ku u shkarkua nga Perez. Menjëherë pas përfundimit të takimit me Gallianin, Ancelotti nuk ka kontaktuar sërish me klubin kuqezi duke reflektuar gjatë këtyre ditëve për rrugën që do të ndjekë në të ardhmen edhe pse presidenti Berlusconi i premtoi një buxhet prej 120 milionë eurosh në merkato e një kontratë 3 vjeçare me 4 milionë në sezon. 
Drejtuesit e Milanit bënë me dije se mundësitë reale që 55-vjeçari të pranojë janë 50 %, prandaj Donadopni shihet si alternativa më e mirë për të marrë drejtimin. Unai Emery mbetet një tjetër alternativë por emri i tij është lakuar në Napoli, ndërsa Montella ndodhet në një situatë më të kompolikuar dhe karriera e tij mund të vazhdojë në Firenze ku Della Valle po ushtron presion ndaj tij.