Mauro Icardi letër për tifozët, dashuri për Interin, por…

414
Sigal

Mauro Ikardi ka folur më në fund! Sulmuesi i Interit i vënë në qendër të vëmendjes pas polemikave të javëve të fundit ka publikuar një letër të gjatë për tifozët e Interit, ku shpreh hapur dashurinë e tij pëe ngjyrat zikaltër, ndërsa ka lënë të hapur mundësinë e largimit në fund të sezonit, teksa paragrafi i fundit i ngjan gati-gati një lamtumire!

Letra

“Në momentet më të vështira tregohet dashuria e vërtetë.

Në këto momente kam vendosur të qëndroj te Interi, me Interin. Kur mendova se me gola e mi, mund të ndihmojë Interin për të qenë më i fortë në shumë gjëra (…). Kam refuzuar shumë oferta që vështirë se një lojtar do t’i refuzonin, sidomos në kushte të tilla. Kam luajtur me dhimbje fizkie që më kanë sjellë dhe lot pas ndeshjes dhe ditët në vijim.

Por unë vetëm kam këmbëngulur për të qëndruar në fushë, madje edhe kundër këshillave mjekësore. Sepse kur erdha në fushe, arrita të harrojë çdo dhimbje, me të vetmin qëllim që të jepja gjithçka që mundesha për t’i ndihmuar këto ngjyra. Tek Interi, me Interi, për dashurinë e ngjyrave zikaltër. Sepse kam vetëm një Inter (…). Kam përmbushur ëndrrën time, ëndrrën e të gjithë ne interistëve, duke u kthyer në Ligën e Kampionëve, me ekipin që kam qenë kapiten. Sepse unë gjithmonë kam transmetuar dashurinë për këto ngjyra.

Nuk e di nëse ne këtë moment ka dashuri dhe respekt ndaj Interit dhe ndaj meje nga disa që marrin vendimet. Nuk e di nëse ka dëshirë për të vepruar dhe zgjidhur gjërat vetëm dhe ekskluzivisht për hir të Interit. Shumë gjëra mund të ndodhin në një familje të mirë apo të keqe. Dhe nga dashuria mund të mbase shumë, nga çdo gjë. Por respekti nuk mund të mungojë kurrë. Këto janë vlerat e mia, këto janë vlerat për të cilat gjithmonë kam luftuar. Në historinë time. Tek Interi. Me Interin”.