Manchester City fiton dhe merr kryesimin, United i falet dy “perlave” të Lukakut

429
Sigal

 

Spektakël, emocione dhe gola në duelet e ditës së sotme në Premier League. Manchester City ka marrë një fitore minimale në transfertën ndaj Bournemouth. Skuadra e Pep Guardiolës mori një goditje të rëndë në pjesën e parë pasi mesfushori Kevin De Bruyne doli nga fusha e lojës i dëmtuar, duke rishfaqur shenjat e dëmtimit që e mbajti për 3 muaj jashtë fushave. Një lajm shumë i keq për strategun spanjoll, i cili vendosi që të aktivizonte Mahrez. Mesfushori algjerian rezultoi zgjedhja e duhur për t’i dhënë zgjidhje një ndeshje shumë të vështirë. Në fillimin e fraksionit të dytë aps një rrëmuje në zonë, Mahrez shënon me të djathtën.

Manchester ka fituar 3-2 ndaj Southampton, një ndeshje ku ka vetëm një protagonist: Lukaku. Miqtë shënuan dy super gola në portën e David de Gea-s, i cili edhe pse shquhet si një portier me reflekse të shkëlqyera, kur bëhet fjalë për gola të jashtëzakonshëm, nuk ka asgjë në dorën e tij. Pikërisht një super gol hapi ndeshjen, pasi në minutën e 26-të, Valary lëshoi një “predhë” që përfundoi në cepin e portës. Kundërpërgjigja e United erdhi në fillimin e pjesës së dytë, teksa brenda 6 minutash, Pereira fillimisht me një goditje në hyrje të zonës dhe një veprim mjeshtëror i Lukakut kaluan “Djajtë e Kuq” në avantazh.

Në minutën e 75-të, Ward-Prowse shënoi një “perlë” nga goditja e dënimit, duke bërë të pavlefshëm hedhjen e De Geas. Dy minuta nga fundi i kohës së rregullt, Lukaku konfirmon momentin magjik, duke realizuar një super gol me një tjetër goditje me të djathtën në hyrje të zonës. Në minutën e fundit, Pogba humbi një penallti duke shpërdoruar shansin për të shënuar emrin në listën e golashënuesve. Me këtë fitore United ngjitet në kuotën e 58 pikëve, duke u renditur për herë të parë në vendin e katërt në këtë sezon.