Manaj: Nuk largohem nga Interi

515
“Nuk largohem nga Interi”. Kështu deklaroi sulmuesi shqiptar, Rey Manaj. Në fund të ndeshjes, Roberto Mancini, thuri elozhe për 18-vjecarin nga Lushnja. Manaj, i cili numëron 4 paraqitje me Interin në këtë sezon në Serie A e Kupën e Italisë, kërkohet nga shumë skuadra dhe në afatin e Janarit mund të huazohet në një ekip tjetër për të pasur më shumë minuta.

Megjithatë vetë sulmuesi 18-vjecar nuk e preferon diçka të tillë pasi dëshiron të tregojë vlerat te një klub i madh si Interi. “Jam shumë i lumtur për ndeshjen time të parë si titullar me fanellën e Interit. Duhet të vazhdoj të punoj për të arritur gjithnjë e më lart. Mancini? Unë i dëgjoj këshillat që ai më jep dhe mundohem t’i zbatoj në fushë, ajo që unë dua është të luaj sa më shumë nuk më intereson nëse trajneri më aktivizon si qendërsulmues apo si sulmues krahu pasi e rëndësishme është të jap kontributin tim për skuadrën. Ambicia ime është që shndërrohem në një titullar fiks te Interi”, ka thënë pas ndeshjes Manaj.
Sigal