Luis Suarez nuk mban më, gris nga nervat bluzën e Barcelonës

119

Luis Suarez nuk po kalon një formë të mirë në takimet e fundit me Barcelonën dhe kjo u pa mjaft qartë edhe dje në sfidën që klatalanasit fituan me rezultatin 3-0.

Sulmuesi uruguaian i kampionëve të “La Liga-s” në minutat e fundit të takimit kundër Las Palmas mori një asisit perfekt nga Lionel Messi, por ashtu si shumë raste të tjera më parë nuk arriti të realizonte. Nervat e Luis Suarez nuk mbajnë më në këto momente dhe sulmuesi i nxjerre ato me bluzën, duke e grisur.



Një situatë që mund të krijojë pakënaqësi tek tifozët e Barcelonës. Ndoshta Suarez duhej ti kishte shfryrë diku tjetër nervat.