Live Shqipëri-Itali/ Grezda rrezikon ndjeshëm me një goditje potente, Buffon shpëton “axurrët”

595
Sigal

Në “Loro Boriçi” Shqipëria po luan sfidën e fundit të eliminatoreve të Kupës së Botës kundër Italisë. Një ndeshje që shumë tifozë shqiptarë e kanë pritur me padurim pasi është e parë herë që “axurrët” vijnë në vendin tonë. Pas takimit të parë të luajtur në Bergamo ku italianët fituan me rezultatin 2-0, sonte, duke shtuar edhe urinë e trajnerit Panucci që kërkon të afirmohet si trajner para popullit të vet, kuqezinjtë do të kërkojnë të konkretizojnë të gjithë festën me një fitore historike.


Të dy skuadrat, të paktën duke u nisur nga minuta e parë, nuk e kanë detyrim fitoren. Italia ka siguruar fazën “ply-of”, ndërsa Shqipëria për tu ndjerë e rrezikuar për vendin e tretë duhet një mrekulli e Izraelit kundër Spanjës.

Minutë pas Minute

64′ Mundësi e artë për kuqezinjtë, Grezda lëshon një predhë me të majtën, grushton në vështirësi Bufon. Pranë golit Shqipëria.

63′ Tjetër mundësi për Italinë në krahun e djathtë, Insinjë gjuan bukur, reagon mjaftë mirë Etrit Berisha i cili zotëron topi.

61′ Kundërsulm i rrezikshëm i Italisë, Eder gabon në momentin e fundit duke bërë një goditje të dobët.

59′ Kandreva gjuan me të majtën nga brenda zonës, sfera përfundon jashtë katërkëndëshit të Berishës.

56′ Ciro Imobile provon me një kthesë të menjëhershme brenda zonës, topi përfundon jashtë kuadratit, gjyqtari akordon goditje nga këndi.

51′ Goditje këndi për Italinë, kroson Kandreva, Mavraj largon topin, që shkon në këmbët e Ederit, i cili provon me një goditje të rrufeshme, por jashë kuadratit.

46′ Shqipëria e nis në sulm pjesën e parë, gjuan Odise Roshi nga jashtë zone, Bufon grushton topin në goditje këndi.

46′ Fillon pjesa e dytë pa asnjë zëvendësim nga dy palët

Mbyllet pjesa e parë, Shqipëri-Itali 0-0.

45′ Të pa vëmendshëm mbrojtësit e Kombëtares, Imobile lëshon një goditje drithëruese, vetëm rrjetë e jashtme.

42′ Insinje provon me një gjuajtje të rrezikshme me të brendshme, topi përfundon mbi kuadrat.

39′ Italia pretendon për 11 metërsh pas topit të prekur me dorë nga Veseli brenda zonës, nuk ka asgjë për gjyqtarin.

34′ Hysaj hedh një top në zonë për Grezdën, largojnë në momentin e fundit mbrojtësit italianë.

31′ Insinje provon të kombinojë rrezikshëm me Imobilen brenda zonës, ndërhyrje vendimtare e Mergim Mavrajt.

28′ Të njëjtën gjë bën edhe Insinje, provon sulmuesi i Napolit, jashtë kuadratit të Berishës.

27′ Sadiku provon me një goditje të bukur nga jashtë zonës, në pozicion Bufon.

24′ Darmian provon me një gjuajtje të befasishme, pa rënë topi në tokë, por jashtë kuadratit.

21′ Gabim i pafalshëm i Veselit që i jep një mundësi të artë Imobiles, i vëmendshëm Berisha i cili bën një pritje shpëtimtare duke dërguar topin në korne.

20′ Goditje këndi për Italinë, kroson Kandreva, largon përsëri Veseli.

9′ Pranë goli Shqipëria, Grezda lëshon një të djathtë rrafsh me tokën, pret në dy kohë Bufon.

7′ Italia zbret rrezikshëm në krahun e majtë, Insinje fut një top në qendër, i vëmendshëm Veseli, i cili largon rrezikun.

3′ Shqipëria jep shkëndijën e parë, Hysaj gjuan nga distanca, por në pozicion aty Bufon.

1′ Ka nisur takimi, Italia nis topin e parë nga qendra.

Shqipëri-Itali 20: 45

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Veseli, Agolli, Basha, Memushaj, Sadiku, Mavraj, Grezda, Kaçe, Roshi,

Trajner: Christian Panucci

Italia: Buffon, Chielini, Darmian, Candreva, Spinazzola, Galiardini, Isigne, Imobile, Eder, Parolo, Bonucci

Trajner: Xhianpiero Ventura

Ora 20:02

Berisha del i pari në nxehmje me fanellën e Lorik Canës. Më pas dalin të gjithë futbollistët, të cilët mbajnë veshur, fanellën me numrin 5 të ish-kapitenit legjendar.
Berisha2-470x470
Ora 20:05

Të gjithë në stërvitje bëjnë ushtrime me topin, vetëm Mërgim Mavraj bën vrapim i veçuar
CANA-470x470
Ora 20:08

Del në nxehmje Italia, pritet me ovacione nga tifozët Shqiptarë.

Ora 20:18

Bufon i kërkon trajnerit të portierve italiane t’i gjuajë 3 penallti…pret një dy i pëson gol.
Bufon-470x470
Ora 20:12

Bufon i kërkon trajnerit të portierve italiane t’i gjuajë 3 penallti…pret një dy i pëson gol.

Ora 20:19

Nis leximi i emrave, ka ovacione për lojtarët shqiptarë, ndërsa Italia vërshëllehet. Interesi i vërshëllimave bie vetëm kur dëgjohet emri i Bufon… Aty ka më shumë duartrokitje se sa vërshëllima.

Ora 20:22

Ventura hyn në fushë dhe jep udhëzime për lojtarët italianë… Një top i gjuajtur nga Kielini i përplaset në bark, por trajneri italian nuk e jep veten…
cana
Ora 20:35

Nis ceremonia e lamtumirës për Lorik Canën