Leo Messi: Real Madrid ishte me fat, e pamë çfarë ndodhi në kampionat

673
Sigal

Leo Messi, ylli i Barcelona-s dhe Argjentinës, ka folur për “Mundo Deportivo”: “Champions? Është një iluzion, për të gjithë. Kur fillon sezoni duam ta fitojmë të gjithë dhe kjo është ajo që e bën këtë klub fantastik”, ka thënë Leo.

“Real ka luajtur për Champions-in këtë vit, në kampionat ishte shumë larg… Nëse do ta kishte humbur finalen nuk do t’i kishte mbetur asgjë”.

“Ka qenë me fat që ka fituar Champions-in dhe kjo e ka bërë sezonin e tyre të veçantë. Por nuk mund të mendosh të luash vetëm për një kompeticion. Ne duam edhe kampionatin me kupën, që janë të rëndësishme për ne”.