Ambasadori i SHBA në Tiranë Donald Lu reagon për çështjen “Xhafaj”

586
Sigal

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu ka reaguar ditën e djeshme në lidhje me skandalin “Xhafaj”, ku është i implikuar Agron Xhafaj dhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj. Prej disa javësh opozita kërkon largimin e Xhafajt nga detyra e ministrit, pasi ka mbrojtur vëllain e tij nga ekstradimi drejt Italisë për të vuajtur dënimin me burg. Reagimi i ambasadorit të SHBA në Tiranë Donald Lu ka ardhur pas një takimi që pati me Fatmir Xhafaj rreth mesditës së djeshme. Ambasadori Lu deklaroi: “Po i ndjek me vëmendje akuzat kundër Ministrit Xhafaj dhe vëllait të tij Agron Xhafaj. Faktet dhe provat, përfshirë edhe vërtetësinë dhe rrethanat rreth regjistrimit audio të raportuar, meritojnë të hetohen në mënyrë të pavarur. Por kjo nuk mund të jetë arsye për të ndërprerë punën e policisë dhe prokurorëve për të arrestuar drejtues të rrezikshëm të krimit të organizuar. Koha që Shqipëria të përfundojë punën që ka nisur është tani’, shkruan ambasadori Donald Lu në faqen zyrtare të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë.