Legjenda gjermane: Real Madrid ka të gjitha kapacitetet për ta fituar sërish Champions League

582
Ish-futbollisti i kombëtares së Gjermanisë, Michael Ballack beson se galaktikët e Real Madrid mund ta fitojnë sërish për të tretën herë radhazi Ligën e Kampioneve dhe këtë sezon.

Ish- lojtari i Chelsea, insiston se “Los Blancos” për momentin nuk kanë konkurrencë në Europë, pasi sipas tij vetëm PSG-ja mund ta ndalë skuadrën spanjolle, por edhe ata nuk janë në nivelin e Realit shkruan “elbernabeu”.

“Për mua, Real Madrid për momentin është në krye të të gjithave. Ka përvojë, klas dhe sukses në vitet e fundit. As PSG me gjithë ato transferime nuk është në nivel të Realit për momentin. Ata janë top skuadër dhe janë të gatshëm ta fitojnë sërish Ligën e Kampionëve edhe pse ka edhe skuadra tjera që mund ta bëjnë. Në letër, Real Madrid është favorit në Champions League”, tha Ballack.

Real Madrid fitoi Champions League në dy vitet e fundit nën drejtimin e Zinedine Zidane.
Sigal