Sigal

Kombëtarja U-19 nis grumbullimin në vigjilje të dy ndeshjeve miqësore me Islandën U-19, në 8 dhe 10 shtator 2018. Trajneri i skuadrës kombëtare të U-19, Erjon Bogdani përcolli sot edhe emrat e 28 futbollistëve të grumbulluar për këto dy takime miqësore, teste të cilat do të shërbejnë shumë për trajnerin, për të vlerësuar gjendjen si dhe për të parë ekipin në fushë.

Skuadra kombëtare e kësaj moshe është grumbulluar në Elbasan. Ja ku do të zhvillohen ndeshjet miqësore:

Shqipëri U-19-Islandë U-19 në dt.08.09.2018 ora 16:00, në stadiumin “Roza Haxhiu” Lushnje.

Shqipëri U-19-Islandë U-19 në dt.10.09.2018 ora 16:00, në stadiumin “Elbasan Arena” Elbasan.