Këpuca e Artë, Mohamed Salah kryeson listat

531
Mohamed Salah deri më tani është golashënuesi më i mirë për sezonin 2017/2018 duke lënë mbrapa yjet e futbollit europian.
Egjiptiani kryeson klasifikimin aktualisht në kuotën e 58 pikëve, falë 29 golave që ka shënuar këtë sezon në Angli, ku ka qenë në një formë të jashtëzakonshme.
Por gara është ndezur së fundmi nga rivalët e tij, pasi Robert Levandovski tashmë i është afruar ndjeshëm, duke mbajtur vendin e dytë me 52 pikë, falë 26 golave në Bundesligë.
Në të njëjtën kuotë pikësh është edhe Çiro Imobile, i cili ka shënuar po 26 gola në kampionatin italian me fanellën e Lazios.
Vetëm vendi i katërt për Lionel Mesin, në kuotën e 50 pikëve me 25 gola.
Ndërsa braziliani Xhonas i Benfikës mban vendin e 5 me një gjysmë pike më pak, edhe pse në fakt këtë sezon ka shënuar 33 gola.


Sigal