Atletico Madrid i është bashkuar në garë Sevillas për të marrë shërbimet e sulmuesit të Milanos, Nikola Kalinic, por çmimi i tij prej 25 milionë euro mund të jetë problem

Kroati kishte një sezon zhgënjyes qëkurse kishte ardhur në Milano nga Fiorentina verën e kaluar, derisa ka bërë gjashtë gola dhe gjashtë asiste në 41 paraqitje.

Sevillës i është refuzuar një ofertë prej 14 milionë eurosh, derisa Rossoneri dëshirojnë më se shumti që të kthejnë paratë e tyre të investuara në të.

Sipas Calciomercato.it, Atletico Madrid janë të interesuar derisa thuhet se trajneri Diego Simeone është përpjekur që të takohet personalisht më Kalinicin.