Askush nuk e kishte kuptuar, Bella Hadid dhe këngëtari i famshëm në një lidhje

592
Sigal

Albumi i ri i këngëtarit të famshëm Drake “Scorpion” ka vetëm dy ditë që është lançuar e megjithatë është e vetmja gjë për të cilën nuk ndalohet dot së foluri në media e kudo. Kohët e fundit të gjtihë këngëtarët kanë zgjedhur të shprehin gjithçka ndjejnë e mendojnë në klipet e tyre të reja, ashtu ka zgjedhur edhe Drake të bëjë këtë herë.

Pasi të gjitha këngët u publikuan në platformat muzikore, fansat e reperit nisën t’i dëgjonin e t’i analizonin me imtësi. Ata kanë vënë re se kënga e tij e quajtur “Finesse” duket se i kushtohet modeles Bella Hadid për të cilën Drake është përfolur se kishte një lidhje të fshehtë.

Në këtë këngë flitet për sytë e saj si mace, për pasarelat më të famshme të modës ku ka sfiluar e ka prekur, si edhe për motrën e saj Gigi Hadid. Këto detaje kanë bërë xhiron e rrjetit dhe askush nuk ndalon dot së folur për këtë projekt muzikor. Dashuria më e re janë padyshim ata të dy dhe meqë të gjithë ishim kuriozë ja ku është edhe përgjigjja