Sigal

Kapiteni i skuadrës kombëtare të Kroacisë, Luca Modric ka mahnitur të gjithë me veprimin që bëri gjatë festimeve në Kroaci, për rezultatin historik të Botërorit.

Lojtari 32 vjeçar,  i cili drejtoi skuadrën e tij gjatë Botërorit në Rusi, mori në skenë një djalë me sindromën down, gjatë ceremonisë në Zagreg, menjëherë pasi  i  thanë që  ky i fundit kërkonte ta përshëndeste.

Mesfushori  i Real Madritit,  i cili u shpall si lojtari më i mirë i Kupës Botërore, përqafoi djalin dhe e mbajti  pranë  vetes, deri në në përfundim të festimeve. Gjatë ceremonisë në kryeqytetin kroat kishte më shumë se 500 mijë njerëz.  Kroacia arriti në finale për herë të parë në historinë e vendit. Pavarësisht humbjes zhgënjyese 4 me 2 me Francën, skuadra u prit heroikisht nga tifozët gjatë kthimit.

Ceremonia në kryeqytetin kroat kishte më shumë se 500 mijë njerëz.