INTERVISTA/ Franci Aleksi: Rekordi Kombëtar në 1500 m stil i lirë, pedanë reale për rekorde të tjerë

627
Nga Agron KAJA
Flet për “Telegraf” rekordmeni që “pushtoi” pishinën në eventin “36a Nioveia” në Greqi, biznesmenët Gaz Demi e Sybi Cenolli, sponsorët që respektuan Kampionin

Si i përshkruan garat në eventin “36a Nioveia” të Selanikut, mirë apo normale?
Unë do të thosha se ishin shumë kompetitive, me një atmosferë sportive për t’u veçuar, por edhe me një mbështetje të madhe edhe nga ekipet e tjera. Në këtë event morën pjesë notarë shumë cilësorë, jo vetëm nga Greqia që ishin të shumtë në numër, por edhe nga shtetet e tjera pjesëmarrëse, vlerësimi dukej që ishte i madhe serioz.

Ju ishit përgatitur që në këtë event të thyenit Rekord Kombëtar?
Unë isha përgatitur shumë në këto tre muaj, me synimin që në këtë veprimtari të thyeja Rekord Kombëtar në të tria garat. Por duke qenë veprimtaria ime e parë për këtë vit në pishinë 50 m dhe përgatitjet unë i kisha bërë në pishinë 25 m, mendoj se bëra më të mirën me kohët që arrita.

Duke qenë se përgatitjet me garën ndryshonin në përmasat e pishinës, ndjeve vështirësi gjatë garave?
Vështirësi jo, sepse unë i quaj gara të thjeshta, por mendoj se përshtatja në dy garat e tjera nuk erdhi e plotë për të realizuar kohë rekord. Garat të tjera Kombëtare e Ndërkombëtare në pishinë 50 m janë para, e besoj se në to do të kem mundësinë të thyej rekorde kombëtare në çdo garë.

Në “36a Nioveia” e nise me Rekord Kombëtar, mendove se do të vazhdoje kështu edhe në garat e tjera?
Në fakt, kur theva Rekordin Kombëtar në garën 1500 m stil i lirë, u ndjeva normal, por edhe shumë i lumtur. E prisja këtë rekord, ndaj them se u shpërbleva për punën që kisha bërë, së bashku me trajnerin tim. Mundet të kisha një kohë edhe më të mirë, por edhe kjo ishte në pritshmëritë e mia.

Cili notar e mbante këtë Rekord Kombëtar që ju thyet në garën e Selanikut?
Në fakt, unë kam thyer rekordin tim të dy viteve më parë, në një garë që kam zhvilluar në Los Anxhelos të Amerikës. Edhe aty kam garuar në pishinë 50 m, por mendoj se në këto dy vite, ecuria ime në garë ka qenë pozitive.

Në garat e tjera, pse nuk arritët të thyenit Rekord Kombëtar?
Gara e 1500 m stil i lirë, për mua është e preferuar dhe aty ndjehem shumë më i sigurt për të synuar më të mirën. Kohët që arrita në garat 400 m dhe 800 m stil i lirë, ishin rekord personal, por jo në pritshmëritë. Renditja në vendin e 3-të në këto gara, më bën të jem optimist për garat në vazhdim.

Në raport me ekipet e tjera, ju si EAGLES, ishit në pritshmëritë tuaja?
Në këtë event, edhe Paolo Priska e Sonja Kapedani bënë paraqitje dinjitoze, por edhe thyen rekordet e tyre personale. I gjithë ekipi mendoj se ka garuar në nivele të larta, sepse të gjithë kanë përmirësuar kohët e tyre për gara të veçanta.

Cila është veprimtaria e radhës për Franci Aleksin?
Këtë muaj zhvillohet Kampionati Kombëtar për të Rinj e të Rritur në pishinën 25 m, dhe unë do të garoj në katër gara: 200-400-800 dhe 1500 m. Kam besim se do të thyej rekord Kombëtar, pse jo, në më shumë se dy gara. Shpresoj që rivaliteti në garë të më simulojë për rekorde.

Kishit ndonjë mbështetje financiare për garat që ju zhvilluat në Selanik?
Për garat që unë zhvillova në Selanik, do të falënderoja sinqerisht biznesmenët Gaz Demi, President i FK Partizani, dhe Sybi Cenolli, President i Kompanisë ‘Billi.al’. Të dy këta personalitete, për mua u bënë edhe pjesë e suksesit në këtë aktivitet. 

Një rekordmen si ju, e ndjen të nevojshme mbështetjen financiare nga individë apo biznese?
Jam në bisedë me një biznes të njohur në Shqipëri, por këtë po ia le vazhdimësisë, njëherësh, unë jam i hapur për çdo individ që do të më ndihmonte në dy shtyllat e sukseseve: Rezultate+Financa=Rekorde. 

që vazhdimësia juaj të jetë më e garantuar edhe në aspektin financiar?
Në Selanik, unë kam thyer rekordin tim të dy viteve më parë, në një garë që kam zhvilluar në Los Anxhelos të Amerikës. Edhe aty kam garuar në pishinë 50 m, por mendoj se në këto dy vite, ecuria ime në gara ka ardhur në rritje dhe ka qenë shumë pozitive
Garat e Franci Aleksit
Të premten, 30 mars 2018
1500 m stil i lirë/ Rekord Kombëtar
Koha 16.13.91-ishte 16.25.04
Të shtunën, 31 mars 2018 
400 m stil i lirë/ Rekord personal
Vendi i 3-të/ Koha 4.10.85
Të dielën, 1 prill 2018 
800 m stil i lirë/ Rekord personal
Vendi i 3-të/ Koha 8.33.36
Sigal