INTERVISTA/ Dashnor Dume: Flamurtari po rrezikon Evropën, Partizani po sulmon kreun me barazimin në Shkodër

832
Nga Agron KAJA
Për ndeshjet e javës së 25-të të Kategorisë Superiore, flet për “Telegraf” ish-futbollisti i Naftëtarit, Tomorit e Kombëtares
Ndeshjet e javës së 25-të të Superiores u luajtën në ditën e festës së Verës, ka ndikuar kjo atmosferë te skuadrat?
Nuk e besoj që situata të tilla festive të japin ndikim negativ, si në anën psikologjike, ashtu edhe në atë fizike të lojtarëve. Përkundrazi, nga përvoja ime them se në të tilla ditë ka më shumë motivim nga skuadrat, sepse edhe ndjekësit janë më të shumtë.

Si i përshkruani në tërësi, të pesta rezultatet e kësaj jave që u luajtën dje?
Unë mendoj se, edhe pse humbi në Gjirokastër 1-2, Kukësi ka bërë shumë ndryshime në konceptin taktik të lojës. Është një skuadër që ka ritëm të mirë, ndërsa Luftëtari tregoi se ka kualitete që bëjnë diferencën në kohën e duhur. Në tërësi, veç barazimit 2-2 në Vlorë, rezultatet e tjera ishin të pritshme.

Cila skuadër mendoni se bëri të veçantën dje, në lojë dhe në rezultat?
Veç Kukësit, unë veçoj edhe Luftëtarin e Kamzën, sepse Laçi këtë javë kishte ndeshje relativisht të lehtë dhe fitorja e tij në Lushnje nuk mund të veçohet në këtë javë. Vllaznia e Partizani, dje mendoj se kanë luajtur shumë me emrin e madh që kanë, dhe barazimi 0-0 ishte i veçantë për këtë javë.

Me këto rezultate, si e shikoni rivalitetin e skuadrave që kërkojnë një vend në zonën e Evropës?
Përveç Kukësit që duket shumë më pranë vendit të dytë, deri në fundin e Kampionatit do të ketë shumë rivalitet mes katër skuadrave: Flamurtarit, Partizanit, Luftëtarit dhe më pak Laçit. Sepse me situatën e Skënderbeut, ndoshta mund të përfitojë Evropën edhe vendi i katërt në renditje.

Po te skuadrat që luftojnë për mbijetesë, mundet të shtojmë edhe Kamzën?
Kamza dje barazoi në Vlorë, dhe diferenca prej 7 pikësh nga Vllaznia e vendit të 8-të, është e konsiderueshme, por jo e sigurt. Do të jetë një luftë shumë e ashpër, në kuptimin sportiv, mes Vllaznisë e Teutës, por më të rrezikuar për rënies nga kategoria, unë shikoj skuadrën shkodrane.

Cilin rezultat e mendonit më të pritshëm për këtë javë dhe cilin jo?
Të gjitha rezultatet për mua kanë qenë të pritshëm, duke përjashtuar barazimin 2-2 Flamurtari-Kamza. Edhe barazimi 0-0 Vllaznia-Partizani pritej, sepse Partizani ka marrë një fytyrë të re në lojën e tij, ndërsa barazimin e Teutës me Skënderbeun, e shoh si një ndalesë me aromën e Kategorisë së Parë për durrsakët.

Trajneri i Lushnjes akuzoi arbitrin, është ky një justifikim i tij për humbjen?
Nuk besoj se Lushnja dje mbeti tek gabimet e arbitrit. Në të tilla situata sikundër është Lushnja, trajnerët duhet të jenë më të kujdesshëm me justifikimet e tyre. Sepse askush nuk mund të besojë se situata që ka skuadra lushnjare në fundin e renditjes, i jep mundësi që të fitojë ndaj çdo kundërshtari sot në Superiore.

Me këtë ecuri, në cilin pozicion të renditjes e mendoni më të vështirë vazhdimësinë?
Përveç Skënderbeun që e mendoj si Kampion, dhe Lushnjen skuadër që tashmë ka zbritur në Kategorinë e Parë, të gjitha skuadrat e tjera do të jenë në “ethe” deri në ndeshjen e fundit. Kjo situatë në renditje, e bën edhe më të bukur Kampionatin, por e shton kujdesin për ndonjë situatë lëshimi.
Përveç Skënderbeut që e mendoj si Kampion, dhe Lushnjes skuadër që tashmë ka zbritur në Kategorinë e Parë, të gjitha skuadrat e tjera do të jenë në “ethe” deri në ndeshjen e fundit. Kjo situatë në renditje do ta bëjë edhe më të bukur Kampionatin
Rezultatet-Java e 25-të 
Sot, 14 mars 2018 
Lushnja-Laçi 1-3
Shënues: Pepa 27’/ 
Uzuni 33’, 58’, Qaqi 69’
Luftëtari-Kukësi 2-1
Shënues: Abazaj 44’, 
Liçaj 63’/ Guri 24’
Vllaznia-Partizani 0-0
Teuta-Skënderbeu 1-1
Shënues: Hila (p) 47’/ 
Xhejms 90+2’
Flamurtari-Kamza 2-2
Shënues: Sidibe 73’/ Zhufo (p) 83’
Raçiç (p) 27’, Plaku 76’

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Skënderbeu 25 57
2. Kukësi 25 42
3. Laçi 25 39
4. Luftëtari 25 37
5. Flamurtari 25 37
6. Partizani 25 36 
7. Kamza 25 34
8. Vllaznia 25 27
9. Teuta 25 23
10. Lushnja 25 10
Sigal