Hysaj nuk po kalon një periudhë të mirë, agjenti: Ai është mësuar me Sarri-n, ja pse ka vështirësi me Ancelotti-n

495
Sigal

Ndryshe nga sezoni i kaluar ku ishte titullar nga ndeshja në ndeshje me Napolin, Elseid Hysaj nën drejtimin e Carlo Ancelottit nuk po kalon momente të mira, pasi trajneri italian ka krijuar më shumë besim te Rui, shkruan Sportplus.

Lidhur me këtë çështje ka folur agjenti i shkodranit, Mario Guffredi teksa për mediat italiane është shprehur se Hysaj është mësuar me Sarrin që i pëlqente loja mbrojtëse, por me Ancelottin është ndryshe duke qenë se ky i fundit kërkon që futbollistët të dalin para dhe jo të mbeten në mbrojtje.

“Jam shumë i lumtur nga ndeshja e Hysajt kundër PSG-së. E pashë të motivuar dhe më pëlqen uria e tij për të bërë mirë. Në vitet e fundit Hysaj ka luajtur gjithmonë me Sarrin. Me të faza difensive kishte prioritet, punë që Hysaj di ta bëj mirë. Me Ancelottin është ndryshe, pasi ai kërkon që mbrojtja të dalë përpara dhe po përmirësohet për këtë. Kam thënë gjithmonë se Elseidi është nga më të fuqishmit dhe konkurenca po e bën edhe më shumë”, ka përfunduar agjenti i tij.