Goli i parë i djalit të Ronaldos në Bernabeu, ngre stadiumin në këmbë (VIDEO)

522
Ashtu si i ati, edhe Cristiano Ronaldo JR. ka arritur të ngrejë në këmbë tifozët e Santiago Bernabeut pas golit të parë të shënuar në stadiumin e Real Madrid.
Gjatë festës madhështore të galaktive për fitoren e Champions League, lojtarët morën dhe familjarët e tyre në stadium.

Në këtë video, djali i Cristiano Ronaldo-s shihet duke luajtur me disa fëmijë të tjerë, por tifozët brohoritën kur ai bëri një driblim të mrekullueshëm dhe e dërgoi topin në rrjetë.
Sigal