Goditje për Liverpool-in dhe Gjermaninë, futbollisti humbet sezonin dhe Botërorin

666
Futbollisti i Liverpool, Emre Can, i cili pritej të rikthehej në fushë këtë javë pas një dëmtimi në gju, duhet të bëjë hapa pas pasi sipas mediave britanike mesfushori ka mbyllur sezonin.
“Daily Mirror” shkruan se gjermani duhet ti në shtrohet një ndërhyrje kirurgjikale dhe si pasojë nuk do të luajë më për Liverpool, pasi kontrata i skadon në fund të sezonit.
Por ky nuk është lajmi i vetëm i keq për turko-gjermanin pasi mendohet se rikuperimi do të marrë mjaft kohë dhe Botërori në Rusi është në pikëpyetje të madhe.
Futbollisti 24-vjeçar është prej kohësh në shënjestër nga Juventus, që mund të përfitojë shërbimin e tij me parametra zero.
Sigal