Gjykata Supreme dënon Lionel Messin me 21 muaj burg me kusht

573
Gjykata Supreme në Spanjë jep dënimin 21 muaj burg me kusht për sulmuesin argjentinas të Barcelonës, Lionel Mesi.

Ndërkohë babait të tij i është ulur dënimi nga 21 muaj në 15 muaj për shkak se ai kishte bashkëpunuar duke kthyer disa prej fitimeve të përfituara nga mashtrimi me taksat.

Mesi nuk do të qëndrojë asnjë ditë në burg pasi vendimi është dhënë në bazë të ligjit spanjoll për evazion fiskal i cili parashikon që për një dënim prej dy vitesh burg ai të kryhet me kusht.

Messi dhe babai i tij u dënuan fillimisht më 6 qershor të vitit të kaluar por vendimi u apelua.

Prokurorët akuzuan Messin dhe të atin se duke përdorur parajsat fiskale në Belize dhe Uruguaj nuk kishin paguar taksë në vlerën e 4.1 milion eurove mbi të ardhurat e tij prej 10.1 milion eurosh të përfituara nga e drejta e imazhit në vitet 2007, 2008 dhe 2009.

Gjithashtu ai është urdhëruar të paguajë dhe një gjobë rreth 2 milion euro për futbollistin dhe 1.3 milion euro gjobë për babain e tij.
Sigal