Garet Sauthgejt, trajneri i kombëtares angleze një nga kandidatët për stolin e Junajtid

463
Sigal

Junited “tremb” ishullorët, Isco këmbehet me Dybalën, “çmendet” Tottenham, 350 milionë për kapitenin, në Irlandë portieri shënon gol nga 70 m

Manchester Junited kopjon modelin e Real Madridit

Edhe pse Ole Gunar Solskjaer po bën shumë mirë te Mançester Junajtid sërishmi ai është një trajner provizor te Junited. Norvegjezi që zuri vendin e të shkarkuarit Murinjo do të mbyllë këtë sezon në stolin e “Djajve të Kuq”. Pesë fitore në po kaq ndeshje dhe mbi të gjitha në ekip është rikthyer qetësia, besimi dhe loja e bukur. Edhe pse kuotat e tij po rriten përditë e më shumë, përsëri drejtuesit e klubit vazhdojnë punën për të gjetur një emër të rëndësishëm për stolin e Man Utd. Sipas raportimeve të “Sky”, Garet Sauthgejt, trajneri i kombëtares angleze është një kandidaturë e dëshiruar për Junited.. 48-vjeçari i stolit anglez po po bën mirë me Anglinë, madje në Rusi ishte vetëm një hap larg arritjes së finales së kupës së botës. Sauthgejt rinovoi me kombëtaren në tetor deri në Botërorin Katar 2022, ndërsa cilësitë e tij janë ideale për Junajtid. Puna e mirë me lojtarët e rinj dhe stili i lojës e bëjnë atë një kandidat për stolin e klubit nga Mançesteri, që ka pohuar shfaqur interesimin për trajnerin e kombëtares ishullore.

Isco Alarcon te Juventus, Paulo Dybala te Real Madrid

Për të mos prishur harmoninë në grup Presidenti madrilen Florentino Perez ka zgjedhur që të mbështesë trajnerin e përkohshëm Santiago Solari. Tashmë ndarja e trajnerit me mesfushorin Isco nuk mund të mbulohet as me batuta dhe as me justifikime trajnerësh. Juventus e ka shansin ta transferojë një top lojtar të nivelit Isco. Florentino Perez i ka bërë me dije skuadrës italiane se ata janë të lirë ta transferojnë mesfushorin spanjoll qysh nga ky afat. Përpara Iscos Presidenti i Real Madridit ka vendosur të mbajë në skuadër Marco Asension. Nga ana tjetër Real kërkon që ta lëshojë Iscon në këmbim të Paulo Dybala-s. Në këtë këmbim ndoshta Reali nuk është i favorizuar, por të tillë e bënë transferta e mesfushorit jashtë Spanjës. Njihet si një prej sulmuesve më prolifikë të futbollit evropian dhe po kërkohet nga klubi më me trofe në kontinent.

Tottenham “i përzë” të gjithë, kërkon 350 milionë për kapitenin Kane

Harry Kane, konsiderohet si një lojtar që përveç se ka një nuhatje të fortë për gol, është i aftë të mbulojë në mënyrë perfekt si rolin e sulmuesit të parë ashtu dhe të asistuesit, duke arritur ti japë një kontribut të madh skuadrës. E kjo aftësi ofensive sigurisht se nuk kaluar pa vëmendje nga klubet më të mëdha evropiane. Pas Barcelonës, edhe Real Madrid është vënë në gjurmët e sulmuesit 25 vjeçar. Tottenham megjithatë, duke ditur vlerën e lojtarit, nuk ka ndërmend të bëjë ulje për askënd: Spurs, sipas “AS”, kanë fiksuar një klauzolë faraonike për zgjidhjen e kontratës së sulmuesit të kombëtares së Anglisë, që arrin shumën e 350 milionë euro.

“Dorëzohet” Tohir, ikën nga Interi, interesim nga Hong Kongu

Ka ndodhur ajo që kishte kohë që përflitej në median sportive Mbas 5 viteve që Tohir bleu aksionet e Interit nga Massimo Moratti në tetor të vitit 2013 tashmë ai po i shet ato një fond me bazë në Hong Hong. Lajmi konfirmohet nga “Gazzetta dello Sport”, që raporton se fondi është pranë blerjes së aksioneve të Erik Tohir dhe është gati t’i bashkohet grupit Suning në drejtimin e zikaltërve. Indoneziani zotëron 31,05% të aksioneve dhe është gati t’i shesë ato për shumën e 150 milionë eurove. Palët po negociojnë prej kohësh, ndërsa marrëveshja pritet të mbyllet brenda një muaji. Suning zotëron përqindjen më të madhe të aksioneve të Interit dhe president është Zhang Jindong, i cili ka ambicie të mëdha për të dërguar Interin në nivele të larta. Ardhja e fondit të ri është një lajm i mirë për tifozët, pasi ata janë gati për të investuar dhe ndihmuar rritjen e klubit, ku nuk përjashtohet dhe investimi në ndërtimin e stadiumit të ri. Kompania nga Hong Kongu do të investojë shumë në Inter dhe do t’i ndajë shpenzimet me Suning Group për përforcimin e skuadrës. Interi është shumë pranë të lirohet nga parametrat e Financial Fair Play të UEFA-s dhe më pastaj do të jetë në gjendje të blejë lojtarë të rinj për shuma të larta parash.

Berat Gjymshiti më afër se kurrë pranë gjigantit turk 

Transferimi i Berat Gjimshitit në radhët e Beshiktash duket se është një mundësi reale dhe jo thjesht një thashetheme e merkatos. Klubi turk dhe Atalanta kanë nisur negociatat për transferimin e lojtarit, pasi të gjitha palët e përfshira në këtë çështje duket se kanë dhënë pëlqimin e tyre për realizimin e marrëveshjes, thjesht po diskutohen detajet financiare të cilat për momentin mbajnë peng gjithçka. Mediat turke kanë bërë të ditur se trajneri i Beshiktash, Senjol Gynesh, ka vlerësuar pozitivisht mbrojtësin shqiptar dhe i ka bërë të ditur drejtuesve të klubit se bëhet fjalë për një zgjidhje shumë efikase, pasi është një qendërmbrojtës i cili luan mirë edhe me të majtën. Beshiktash ka kontaktuar Atalantën, me të cilën lojtari ka një kontratë deri në mbyllje të këtij sezoni. Në fakt, presidenti i klubit i kishte bërë të ditur Gjimshitit se ishte gati t’i rinovonte edhe një vit kontratën por nuk ka asgjë të zezë mbi të bardhë, ndaj lojtari mund të negociojë lirisht me klube të tjera. Në këtë situatë, Atalanta i ka kërkuar Beshiktash 400 mijë euro për transferimin e futbollistit, por klubi turk kërkon që të ulë këtë shifër, duke paralajmëruar italianët se nëse gjen akordin me lojtarin, mund ta transferojë falas në fund të sezonit.

Gol i pabesueshëm nga Irlanda, portieri shënon nga 70 metra

Një gol tejet i çuditshëm ka ndodhur ditën e djeshme në ndeshjen e ligës irlandeze midis Glentoran dhe Brandiuell. Portieri i Glentoran, Elliot Morrison ka befasuar çdokënd me një gol fantastik nga 70 metra distancë. Gardiani i Glentoran po bëhej gati të ekzekutonte një goditje standarde, kur vuri re që portieri kundërshtar ishte larguar disi nga porta e tij. Me një goditje të fuqishme, Morrison zhbllokoi takimin, ndërsa ndeshja në përfundim u mbyll me rezultatin 2 – 0

Ndahet nga e fejuara dhe ia pushon të gjithë familjen nga puna

Kështu ka ndodhur me futbollistin e Manchester Cyti Xhon Stons, Pas 9 vitesh futbollisti është ndarë nga e dashura e tij, por kjo ndarje ka pasur pasoja pasi pasi Stons tashmë ka pushuar nga puna prindërit dhe vëllain e ish-të dashurës së tij. Të tre familjarët paguheshin nga futbollisti nga 2 mijë sterlina secili, ku vëllai i Milit punonte si shofer personal i lojtarit 24-vjeçar. Tashmë pjesëtarët e familjes Savejxh duhet të kërkojnë punë të re, pasi në llogarinë e tyre do të kenë 6 mijë paund më pak të ardhura në muaj. Çifti ka edhe një vajzë 18-muajshe, por kjo nuk e ka zbutur vendimin e futbollistit Stone.