Futbolli në zi, ndahet nga jeta “Mjeshtri i Sportit”, Zyhdi Barbullushi

554
Sot, futbolli shkodran dhe ai shqiptar janë në zi. Zyhdi Barbullushi, një prej emrave më të spikatur të Vllaznisë dhe ekipit kombëtar të futbollit, është ndare nga jeta. Një humbje e madhe për familjen, Shkodrën dhe të gjithë komunitetin e futbollit.
Zyhdi Barbullushi, është i fundit, i brezit të talentuar të futbollistëve shkodranë, të cilët menjehere pas çlirimit të Shqipërisë, arritën që të fitonin dy kampionatet e para të futbollit. Përkrah shumë lojtarëve të talentuar, ai arriti që të tregojë talentin e tij, i cili spikati për vite me radhë në futbollin shqiptar. Ai lindi më 1 shtator 1926 dhe ka luajtur me Vllazninë e pasluftes deri në vitin 1953. Për kontributin e tij në futboll, ka merituar titullin “Mjeshter Sporti”.
Në emër të Federates Shqiptare të Futbollit dhe të komunitetit të sportit më të rëndësishëm në Shqiperi, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i dërgoi një mesazh ngushëllimi familjes Barbullushi. “Ju dergoj ngushëllimet më të sinqerta në emër të të gjithë komunitetit të futbollit në Shqipëri. Kontributi i Zyhdi Barbullushit për zhvillimin e futbollit shqiptar, është një vlerë që tashmë i takon historisë. Jo vetëm për futbollin e Shkodrës, por edhe për atë kombëtar. Duke respektuar kontributin e tij për futbollin shqiptar, ne respektojmë, një pjesë të rëndesishme të vlerave tona”, shkruan Duka në mesazhin e ngushëllimit.. Ceremonia mortore, u krye në Shkodër ditën e martë.
Sigal