Francë, 40 000 euro për këmbën e majtë prej kristali të Zidane

907
Sigal

Dyzet mijë euro është vlera për të blerë këmbën e majtë, të derdhur në kristal, të Zinedine Zidane, legjenda e futbollit, që pritet të dalë në shitje në mbështetje të ELA-së, Shoqata Europiane kundër Leukodistrofisë.

Ky imitim i këmbës së majtë të Zidane, e njëjta që mundi të shënojë gola të jashtëzakonshëm me Real Madrid në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2002, do të prodhohet në 100 kopje, por disa kopje të veçanta do të propozohen më pas si pjesë e shitjes në ankand në favor të ELA-së, ku ish-trajneri i Realit është sponsor që nga viti 2000.

”Jam i kënaqur që i thashë ‘po’ këtij projekti për të mbledhur para për të gjitha këto familje në vështirësi. ELA-ja zë një vend të rëndësishëm në jetën time, megjithëse fizikisht nuk jam gjithnjë i pranishëm aty. Jam në dijeni të zhvillimeve në shoqata dhe kur kam mundësi takohem me familjet”, tha Zidane.

”Mund të kisha ndihmuar një shoqatë tjetër, por fjalimi i Guy (Alba, presidenti i ELA) bëri ndryshimin, në kohën kur ai erdhi të më takojë 18 vite më parë në Torino”, theksoi ai.

”Në 18 vite, gjërat kanë ndryshuar shumë”, u shpreh për median, Guy Alba.

”ELA është kthyer në financuesin kryesor të hulumtimit në mënyrë private për leukodistrofinë në shkallë botërore dhe ka mundësuar shpëtimin e fëmijëve. Prania e Zizou na shpëtoi vite e vite përballje me sëmundjen”,