Fitojnë, por helmohen në Moldavi, 4 lojtarë të Skënderbeut në spital

140
KORÇË – Gëzimin e fitores së ekipit në Skënderbeut në Moldavi në kuadër të ndeshjeve eleminatore për Ligën e Kampioneve e ka zbehur fakti së paraditen e sotme disa prej futbollistëve pasi janë kthyer në Shqipëri kanë përfunduar në spital.
Mësohet se lojtarët kanë shfaqur simptoma të helmimit dhe kanë kërkuar ndihmë pranë bluzave të bardha.
Futbollistët dyshohet se janë helmuar nga ushqimi në një restorant pranë aeroportit të Shisinaut në kryeqytetin Moldav, ku futbollistët kanë darkuar pas përfundimit të ndeshjes me ekipin e Milsamit, ku korçarët fituan me rezultatin 2-0.
Portieri, Orges Shehi, ka kërkuar ndihmë në spitalin e Durrësit ku ndodhej me familjen, ndërsa mesfushori Berisha dhe dy mbrojtësit Jashanica dhe Latajjanë paraqitur në spitalin e Korcës.
Pasi kanë marrë mjekimin e nevojshëm lojtaret ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, teksa sot kanë munguar në stërvitje.