F.Sh.N: “Presim gara të forta dhe rekorde të reja”

1364
Sigal

  Federata Shqiptare e Notit organizon sot e nesër (2-3 korrik 2014) në pishinën olimpike të “Akuadromit” Kampionatin Kombëtar për Fëmijë

 Federata Shqiptare e Notit do të organizojë sot e nesër (2-3 korrik 2014), Kampionatin Kombëtar për Fëmijë (deri në moshën 14 vjeç). Aktiviteti do të zhvillohet në pishinën olimpike 50m të hapur me tetë korsi të Kompleksit te pishinave “Akuadrom Tiranë”. Ky është Kampionati i Dytë për Fëmijë, pas atij të “Dimëror” të zhvilluar më 19-20 prill 2014, në pishinën e mbyllur të Akademisë së Notit “Te Stela”. “Kampionati Kombëtar për Fëmijë 2014 u rezervohet notareve të teseruar ne ekipet e federuar të Federatës Shqiptare të Notit. Gjithsesi, në të mund të marrin edhe sportiste të federatave pjesëtare të Federatës së Notit të Kosovës, asaj Euriopiane (LEN) dhe Botërore (FINA), por pa të drejtë kualifikimi”, -tha për gazetën “Telegraf”, sekretarja e Federatës, Suela Haxhiaj.

PJESËMARRJA

Në Kampionatin Kombëtar për Fëmijë do të marrin pjesë notarë nga ekipet: Te Stela, Uilson, Nobis, Partizani, Tirana Suiminig, Teuta Suiming, Vllaznia, Tornado, Shoqata Jon, Tradita. Jashtë gare do të marrë pjesë edhe notarë nga Kosova. “Për çdo garë ekipet do të përfaqësohen vetëm nga tre notarë, të cilët regjistrohen në Federatën e Notit dhe nuk mund të ndërrohen apo të zëvendësohen me të tjerë pasi ka përfunduar mbledhja e komisionit teknik. Notarë të tjerë të ekipeve mund të marrin pjese vetëm jashtë gare dhe rezultatet e tyre nuk konsiderohen në klasifikimin ekipor. Çdo notar mund të zhvilloje deri në katër gara individuale dhe tre ekipore”, – tha për gazetën sekretarja Suela Haxhiaj. Regjistrimet e notarëve dhe pjesëmarrjes së tyre në garat kanë përfunduar më 23 korrik, dhe tashmë gjithçka është gati për fillimin e Kampionatit Kombëtar të Notit për Fëmijë (deri në 14 vjeç).

GARAT

Fëmijët do të garojnë sipas tre grupmoshave. Kështu, për meshkuj notarët e rinj janë ndarë në kategorinë A (vitlindjet 2000-2001); B (2002-2003) dhe C (2004-2005). Edhe për femrat janë ndarë në po këto kategori: A (vitlindjet 2000-2001); B (2002-2003) dhe C (2004-2005). Gjithsej janë 40 gara, të ndara nga 20 për çdo ditë (10 paradite e 10 pasdite). Garat do të nisin me 50m stil i lirë për femra (2 korrik) dhe do të përfundojnë me 4x200m stafetë stil i lirë për femra (3 korrik). Në garën e parë, bateria 1 e 50m stil i lirë për femra do të garojnë Ebian Andrea (Te Stela), Rea Cenko (Te Stela), Uendi Gillo (Uilson), Bora Kullakshi (Uilson), Sara Limaj (Te Stela), Gledis Menaj (Uilson) dhe Ana Bamllari (Nobis). Kaltra Meçe do të notojë jashtë gare.

NOTARËT

Në këtë kampionat, priten t’u japin tonin garave dhe të këtë një rivalitet të fortë e tërheqës midis sportistëve të rinj e të talentuar. Për femra ndër të tjerat do të garojnë: Esli Xhoxhaj, Diana Basho, Liza Dhimgjini, Sonja Kapedani, Ledja Allaraj, Alesia Neziri, Bora Bejko, Julia Duda, Livia Seferi, Marsida Allaraj, Fatjona Allaraj, Juga Selimi, Ester Gjoka, Elodi Cani, Ebian Andrea, Rea Cenko, Uendi Gillo, Bora Kullakshi, Sara Limaj, Kaltra Meçe, Gledis Menaj, Ana Bamllari, Elsa Taho, Sara Cani, Livia Dyrmishi, Bedailda Rexha, Belinda Brahusha, Hendi Lamaj, Najada Kullkashi, Ema Peza, Stela Sterkaj, Fabjola Gjoka, Sheila Naku, Gloria Ndoja, Dea Mero, Irsa Dermani, Meri Shiroka, Erin Mino, Aleksandra Shiroka, Jozefina Sterkaj, Bora Bejko, Amadea Sulka, Arba Topalli, Maia Ahrama, etj. Për meshkuj: Aleksandër Ngresi, Bianti Danaj, Arbër Tushi, Enis Shehu, Vasil Lavdaniti, Spiro Goga, Frenc Berdaku, Ron Mujali, Ergi Veli, Dion Demko, Uiliam Gega, Riçard Aleksi, Leal Bulku, Eldi Dyrmishi, Leonso Keri, Dion Daja, Fabian Nikolli, Brenton Janku, Domenik Bonati, Xhorxh Andoni, Paolo Priska, Laet Selimi, Agon Hysejni, Eneo Gjoa, Elio Veli, Flavio Kora, Paolo Andoni, Noel Ibruli, Ared Ruçi, Darti Papinova, Herdis Bako, Geri Hoxha, Geri Koçibelli, Fabio Daizmaili, Samuel Vargu, Etien Harshova, Klito Lamaj, Ergi Minga, Xhon Diko, Rei Hoxha, Ardit Hyseni, Arbër Tusha, Klesti Ndoja, Hubert Çurçia, Even Qarri, Xhoi Lavdaniti, Junus Fuga, Albi Këlliçi, Martin Sheshi, Kristi Hyka, Rei Hoxha, Aleks Çaushi, Zeki Metaila, Brenton Janku, Endri Isaku, Jan Basho, etj..

KRONOMETRIMI

Matja e garave do të jetë manuale nga trupa e gjyqtareve, e akredituar pranë FSHN-së, me kryegjyqtar Emin Lishi. “Presim gara të forta dhe sigurisht, siç është shndërruar tani në traditë vitet e fundit, edhe rekorde të reja Për secilën korsi do të jenë një gjyqtar dhe një kronometrist, ndërsa për korsitë, ku paraprakisht është njoftuar nga ana e personave përkatës për notar pretendent për përmirësim rekordi kombëtar do të jenë tre kronometristë dhe një gjyqtar”, – sqaroi sekretarja Haxhiaj. Për reklamime të mundshme, nga ana e personave të ngarkuar nga ana e ekipeve, të cilët më parë duhen të jenë të akredituar pranë FSHN-së, komunikimi bëhet vetëm me kryegjyqtarin e veprimtarisë, i cili i merr vendimet konform rregulloreve të miratuara të FSHN-së.

 EKIPET PJESËMARRËSE

Te Stela

Uilson

Nobis

Partizani

Tirana Suiminig

Teuta Suiming

Vllaznia

Tornado

Shoqata Jon

Tradita

 KATEGORITË E GARAVE SIPAS MOSHAVE

 MESHKUJ

Kategoria “A”: 2000-2001

Kategoria “B”: 2002-2003

Kategoria “C”: 2004-2005

FEMRA

Kategoria “A”: 2000-2001

Kategoria “B”: 2002-2003

Kategoria “C”: 2004-2005

ORARI I GARAVE

 Garat do të zhvillohen sot e nesër (datë 2-3 korrik 2014). Ato janë të ndara në dy seksione ditore. Paradite ato do të zhvillohen në harkun kohor 10:00-12:00 (nxehja do të jetë nga ora 09.00 deri në orën 10:00). Pasdite ato do të zhvillohen duke nisur nga ora 17:00 dhe priten të mbarojnë në orën 19:00 (nxehje nga ora 16:00-17:00).

PIKËT E GARAVE

 Notaret do të vlerësohen për klasifikimin ekipor duke u bazuar në këtë pikëzim: vendi i parë 10 pikë; vendi i dytë 8 pikë; vendi i tretë 6 pikë; vendi i katërt 5 pikë; vendi i pestë 4 pikë; vendi i gjashtë 3 pikë; vendi i shtatë 2 pikë dhe vendi i tetë 1 pikë.

Klasifikimi i notarëve dhe pikëve të tyre do të bëhet bazuar në tabelën e klasifikimit

 ÇMIMET DHE KUPAT

 Në përfundimin të garave, sipas sekretares Suela Haxhiaj, do të ndahen si për ekipin Kampion (meshkuj&femra), ashtu dhe për notarin dhe notaren më të mirë të veprimtarisë Kupa e TAKIMIT. Notari dhe notarja kampione do të shpallet bazuar ne shumën e pikëve FINA që secili notar ka mbledhur në katër garat individuale, në të cilat merr pjesë. Për çdo garë fituesit e tre vendeve te para do të nderohen me diplomën përkatëse, ku do të pasqyrohet rezultati i arritur. Në përfundim të takimit do të bëhen vlerësimet e aktivitetit dhe do te ndahen çmimet për notarë dhe ekipe, për garat e zhvilluara. Në të do të marrin pjesë të gjithë pjesëmarrësit e takimit, notarë, trajnerë, gjyqtarë, etj..

LOJËRAT OLIMIKE

RINORE “NANJING 2014”

 Notarët e rinj shqiptarë do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike Rinore “Nanjing 2014”, që do të zhvillohet në 16-18 gusht në Kinë. Në të do të marrin pjesë notarë të vitlindjeve 1996-1999. Noel Borshi ka arritur të normën kualifikuese të pjesëmarrjes së saj në garën 100m delfin. Notarët e tjerë priten të marrin pjesë Lojërat Olimpike me ftesa.

Europiani

 Kampionati Europian i Notit (pishinë 50m) do të zhvillohet midis datave 13-24 gusht 2014, në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin.

Botërori

 Kampionati 12 Botëror i Notit (pishine 25m) do të zhvillohet midis datave 3-7 Dhjetor 2014 në kryeqytetin e Katarit, Doha.

KALENDARI SPORTIV 2014

 AKTIVITETET KOMBËTARE

 Kampionati Dimëror i Notit për Fëmijë

Deri në moshën 14 vjeç, 19-20 prill 2014

Pishina 25 “Te Stela”

Kampionati Dimëror i Notit (Rinj & Rritur)

0pen, 26-27 prill 2014.

Pishina 25m “Te Stela”

Kampionati Kombëtar i Fëmijëve

Deri në moshën 14 vjeç,  2-3 korrik 2014

Pishina olimpike 50m “Akuadrom”

Kupa Shqipërisë

Open, 29-30 korrik 2014

Pishina olimpike 50m “Akuadrom”

Kampionati Kombëtar (Rinj, Rritur & Veteranë)

Open, 3-4 shtator 2014

Pishina olimpike 50m “Akuadrom”

Maratona Kombëtare

Open, 13 shtator 2014

Xadra, Sarande

AKTIVITETE NDËRKOMBËTARE

 Takimi Mbarëkombëtar “Kupa Mimozes 2014”

(pishinë 25m) 15-16 Shkurt 2014,

Herceg Nov, Mali Zi

Lojërat Ballkanike për të Rinj,

(pishinë 50m), 26-27 Prill 2014

Larisa, Greqi

Akropolis Grand Prix,

(pishinë 25m) 9-11 Maj, 2014

Athine, Greqi

Kupa COMEN (pishinë 50m)

M: 15-16 vjeç, F: 13-14 vjeç

28-29 qershor 2014,

Netanya, Izrael

Lojërat Olimpike Rinore

(vtl1996-1999) 16-28 gusht 2014

Nanjing, Kinë

Kampionati Europian i Notit

(pishinë 50m) 13-24 gusht 2014

Berlin, Gjermani

Kampionati 12 Botëror i Notit,

(Pishinë 25m) 3-7 Dhjetor 2014

 Doha, Katar